Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Thaçi i bindur: Marrëveshja me Serbinë ka të bëjë me korrigjimin e kufijve

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
“Hashim Thaçi si Gruevski, do të kërkojë azil politik në Rusi”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka pranuar se marrëveshja finale me Serbinë nënkupton edhe ‘korrigjimin’ e kufijve.

“Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera”, ka shkruar ai në një postim në Facebook pjesë të përgjigjeve të tij dhënë për agjencinë e lajmeve të Austrisë (APA).

Thaçi ka shkruar se marrëveshja do të krijojë më shumë stabilitet dhe paqe në rajon, mundësonte anëtarësimin e të dyja vendeve në BE, nënkupton që nuk do të ketë më kufij monoetnik e që trajton edhe çështjen e personave të zhdukur.

Postimi i plotë:

Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë „APA“, kam biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Duke folur për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kam theksuar se një marrëveshje mes nesh do të krijonte më shumë stabilitet dhe paqe në rajon. Për Kosovën dhe Serbinë kjo do të mundësojë anëtarësimin në BE, derisa për Kosovën edhe në NATO. Nuk do të ketë kufij monoetnik dhe të dyja shtetet do të jenë shumetnike.

Arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, nënkupton që nuk do të ketë më kurrë luftë ndërmjet dy shteteve. Qytetarët do të kenë një jetë më të mirë, sepse nga jetësimi i marrëveshjes do të përmirësohet edhe gjendja ekonomike dhe do të krijohen më shumë vende të punës, derisa kufijtë do të largohen, duke u bazuar në modelin evropian. Shansi për të arritur një marrëveshje të tillë asnjëherë nuk ka qenë më i mirë, sepse kemi mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së. Risia është që edhe Rusia do të jetë në gjendje të pranojë marrëveshjen, nëse të dyja palët pajtohen. Prandaj, është me rëndësi që të shfrytëzohet ky momentum për të arritur një marrëveshje të balancuar, e cila merr parasysh interesat e dy vendeve. Në të kaluarën nuk ka pasur një gatishmëri të tillë. Nëse ne nuk e shfrytëzojmë këtë shans, atëherë qytetarët tanë do të na mallkojnë në dekadat e ardhshme.

Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera. Kjo marrëveshje do të jetë gjithëpërfshirëse, e cila trajton edhe çështje të tjera, si çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët edhe më tutje nuk janë kthyer në vendlindje. Marrëveshja ka për qëllim të zgjidhë përfundimisht problemet dhe të mos jetë një zgjidhje e përkohshme, të cilës pastaj duhet t’i rikthehemi. Nuk do të ketë as “Shqipëri të madhe”, as “Kosovë të madhe”. Në vend të kësaj, ne synojmë integrimin e rajonit në Evropën e bashkuar. Në këtë intervistë kam folur edhe për ushtrinë e Kosovës. Ky ishte një vendim i duhur i një shteti sovran, i bazuar në vullnetin e popullit të Kosovës. HTH

TË LIDHURA

Franca mbyll centralet bërthamore, zbulohet arsyeja përse…
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore, zbulohet arsyeja përse…

20:07 | 30/06/2025
Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, evakuime masive, frikë për zgjerimin e ofensivës tokësore
Bota

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, evakuime masive, frikë për zgjerimin e ofensivës tokësore

18:50 | 30/06/2025
Zjarret e rrezikshme në Turqi/ Mbi 50,000 persona evakuohen nga banesat e tyre
Bota

Zjarret e rrezikshme në Turqi/ Mbi 50,000 persona evakuohen nga banesat e tyre

16:11 | 30/06/2025
Next Post
Elvana Gjata rikthehet për publikun në ditën e të dashuruarve

Elvana Gjata rikthehet për publikun në ditën e të dashuruarve

Fëmijët që luajnë në liqenin e ngrirë të Pukës në rrezik nga shkrirja e akullit

Fëmijët që luajnë në liqenin e ngrirë të Pukës në rrezik nga shkrirja e akullit

Habit gazetarja, ja pse gratë bënin seks më të mirë në Socializëm

Habit gazetarja, ja pse gratë bënin seks më të mirë në Socializëm

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore, zbulohet arsyeja përse…
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore, zbulohet arsyeja përse…

by mirseda
20:07 | 30/06/2025
0

“Mbyllja u krye për të parandaluar mbinxehjen e lumit Garonne, nga i cili termocentrali merr ujë ftohës”,...

Real Madrid, shumë muaj jashtë fushe, mbrojtësi rikthehet nga dëmtimi

Real Madrid, shumë muaj jashtë fushe, mbrojtësi rikthehet nga dëmtimi

19:39 | 30/06/2025
Kurti dhe Vuçiç përballen të martën në Shkup në takimin e liderave të Ballkanit Perëndimor

Kurti dhe Vuçiç përballen të martën në Shkup në takimin e liderave të Ballkanit Perëndimor

19:29 | 30/06/2025
6 raste me COVID në Shqipëri – Tomini: A lidhen me nënvariantin e ri nga SHBA?

6 raste me COVID në Shqipëri – Tomini: A lidhen me nënvariantin e ri nga SHBA?

19:26 | 30/06/2025
Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, i pranishëm edhe ministri Hasani

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, i pranishëm edhe ministri Hasani

18:53 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com