Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Zbuloni se çfarë do të ndodh me politikën botërore në vitin 2019

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Zbuloni se çfarë do të ndodh me politikën botërore në vitin 2019

Nga Mark Leonard & Jeremy Shapiro “European Council of Foreign Relations”/ Është një vit i ri, dhe kësisoj një mundësi e re për të parashikuar ngjarjet dhe tendencat e mëdha që do ta trondisin botën në vitin 2019. Ne duam ta bëjmë këtë në fillim, në mënyrë që ju të keni kohë të harroni, atë që kemi thënë deri në fund të vitit.

Tramp do të marrë kontrollin e politikës së jashtme të SHBA-së

Me dorëheqjen e Xhejms Mattis nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, largimin e Xhon Kellit si shef i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, dhe H.R.Mekmster, Geri Kun dhe Reks Tilersonit të larguar nga postet e tyre përkatëse, është larguar e gjithë garda e vjetër.

Këtë vit, presidenti Donald Tramp, do të transferojë kontrollin e politikës së tij të jashtme tek i vetmi person që i ka treguar atij një besnikëri të qëndrueshme, dhe tek i cili ka një besim të plotë:vetja. Prisni veprime kontradiktore, kaos dhe ndoshta një kataklizmë.

Kongresi i kontrolluar nga Demokratët, do të nisë procedurat për shkarkimin e Tramp

Dhoma e re e Përfaqësuesve me shumicë demokrate, do të nisë procedurat për shkarkimin e Tramp (impeachment). Megjithëse udhëheqja demokratike e kupton, se kjo nuk do t’i ndihmojë demokratët të rimarrin Shtëpinë e Bardhë, Kongresi i ri do të këmbëngulë për fillimin e procedurave të shkarkimit të tij brenda këtij viti. Megjithatë, presidenti Tramp nuk do të bjerë; dhe në fakt ky akt nuk do të dëmtojë në mënyrë të dukshme popullaritetin, apo perspektivat për rizgjedhjen e tij në presiencialet e vitit 2020.

Prishet procesi i “de-nuklearizimit” Koresë së Veriut

Tanimë është bërë e qartë, se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut, kanë ide të ndryshme rreth asaj se çfarë do të thotë “de-nuklearizim”, kur u takuan në samitin e qershorit 2018 në Singapor. Në vitin 2019, këto diferenca do të ridalin në pah, dhe do t’i kthejnë kundërshtarët e mëparshëm në qasjet e vjetra të para-samitit, dhe kërcënimet reciproke me luftë.

Kina do të aplikojë për t’iu bashkuar CP-TPP

Këtë vit, Kina do të kërkojë t’i bashkohet Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive të 11 kombeve të Partneritetit Trans-Paqësorit (CPTPP), që zëvendësoi TPP-në e dikurshme nga e cila SHBA-të u tërhoqën sapo Trampi u zgjodh president. Në këtë mënyrë, Kina do të synojë të tregojë se është më shumë mbështetëse e rendit global sesa SHBA-ja.

Rindizet kriza në Ukrainë

Në vitin 2019, ne presim të shohim më shumë shpërthime të dhunës në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, si në tokë ashtu dhe në det. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, do të përdorë incidentet për të pasur avantazh në zgjedhjet e ardhshme në Ukrainë, Ndërkohë, homologu i tij rus, Vladimir Putin, do t’i shfrytëzojë ato për të rritur popullaritetin e tij në Rusi. Megjithatë, këto shpërthime nuk do të çojnë në një luftë të gjithanshme midis vendeve të tyre.

Një rënie e ekonomisë globale, do shkaktojë një krizë financiare në Turqi

Ekonomia botërore, nuk do të hyjë në një krizë të përgjithshme në vitin 2019. Por një rënie e ndjeshme në rritjen globale, do të shkaktojë kriza në vendet që janë tashmë buzë një krize financiare. E para në këtë listë është Turqia, e cila do të përjetojë një krizë financiare dhe do të detyrohet, pavarësisht premtimeve të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të kundërtën, të konsiderojë pranimin e një programi ndihme nga FMN-ja.

Arabia Saudite, do të pajtohet me SHBA-në dhe Evropën

Këtë vit, Arabia Saudite do të kërkojë të riparojë marrëdhëniet e saj me Evropën dhe SHBA-në, përmes akteve simbolike të pendimit për vrasjen e gazetarit Xhamal Kashoxhi, luftës në Jemen dhe represionit të aktivistëve vendas të të drejtave të njeriut. Këto përpjekje kozmetike për pajtim, do të pengojnë zëvendësimin e Muhamed bin Salmanit si Princ i Kurorës, por Evropa dhe SHBA do ta pranojnë me mirënjohje këtë falje.

Organizata Botërore e Tregtisë, do të pësojë de fakto një kolaps

SHBA-ja vazhdon të bllokojë emërimin e gjyqtarëve në gjykatën e apelit, në mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në OBT. Në fillim të vitit 2019, gjykata do të arrijë një pikë ku nuk do të ketë më gjyqtarë të mjaftueshëm për të funksionuar. Në mungesë të aftësisë për të dhënë vendime mbi ankesat, mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve – dhe, në përgjithësi OBT-ja do të pushojë së funksionuari. Pa edhe një kontroll imagjinar të sjelljeve proteksioniste, shtete të ndryshme, veçanërisht SHBA, do të nisin të shkatërrojnë rregullat e OBT-së.

Populistët do të ndëmarrin një lëvizje të dyfishtë

Në vitin 2019, populistët do të zbulojnë se nuk janë të imunizuar ndaj pakënaqësive të njerëzve ndaj pushtetit. Votuesit do të lodhen nga sundimi populist në Poloni, ku partia qeverisëse do të pësojë humbje të shumta në zgjedhjet lokale dhe në Hungari, ku protestat kundër qeverisë do të vazhdojnë të zgjerohen.

Por populistët do të korrin fitore, në vendet ku nuk kanë fituar ende pushtet:ne do të shohim një rritje rekord të partisë së Marin Lë Pen në Francë dhe Alternativës për Gjermaninë, në zgjedhjet e Parlamentit Europian në muajin maj. Për pasojë, partitë anti-integrimit, do të mbajnë rreth një të tretën e vendeve në Parlamentin Europian, dhe do të kërkojnë të diktojnë vendimarrjen në Komisionin Evropian.

Evropa po mendon vendosjen e një takse digjitale

Disa vende evropiane, do të ndjekin shembullin e Francës, në futjen e një takse dixhitale, që do të synojë kryesisht kompanitë amerikane dhe ato kineze të teknologjisë. Kjo rritje taksash e shteteve anëtare, do të detyrojë Gjermaninë dhe Komisionin Evropian që të rishqyrtojnë idenë e një takse digjitale në nivel evropian, duke përkeqësuar kësisoj tensionet në tregtinë transatlantike. Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”
Kryesore

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

17:53 | 31/01/2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

17:07 | 31/01/2026
“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”
Aktualitet

“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”

16:31 | 31/01/2026
Next Post
Dy supergola në ndeshjen mes Wolves dhe Liverpool (Video)

Dy supergola në ndeshjen mes Wolves dhe Liverpool (Video)

Meta ‘fshikullon’ Ramën dhe Bashën: Njerëzit të mos lënë fatin në dorën e tyre

Meta ‘fshikullon’ Ramën dhe Bashën: Njerëzit të mos lënë fatin në dorën e tyre

Mes Kosovës, Kanadasë dhe Shqipërisë, ja zgjedhja e shtatlartit Sadiki

Mes Kosovës, Kanadasë dhe Shqipërisë, ja zgjedhja e shtatlartit Sadiki







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com