Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rreziqet që pritet të kërcënojnë njerëzimin gjatë 2019-tës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Rreziqet që pritet të kërcënojnë njerëzimin gjatë 2019-tës

Nga Ian Goldin & Robert Muggah “Project Syndicate”/ Le të shpresojmë që 2019-a, të jetë viti kur ndryshojë rrjedha e historisë. Në vitin 2018, ndarjet brenda dhe mes vendeve, vazhduan të thellohen. Dhe teksa tensionet gjeopolitike dhe tribalizmi politik, i kanë transformuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën kombëtare, teknologjitë e reja po i japin fund supozimeve të gjata rreth sigurisë, politikës dhe ekonomisë.

Ajo që e ndërlikon më shumë situatën, është ndërvarësia në rritje e shoqërive tona. Ne jemi gjithnjë e më të nënshtruar ndaj forcave që janë përtej kontrollit të çdo vendi, qyteti apo individi, jo më pak kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike.

Sa ndryshime kanë ndodhur në 3 dekada! Në vitin 1989, shembja e bllokut sovjetik, dukej se parathoshte një triumf të parimeve dhe vlerave liberale demokratike. Zhvillimi i internetit atë vit, premtoi një epokë të re të lulëzimit njerëzor dhe bashkëpunimit global.

Në fillim të viteve 2000, binin shumë në sy terma se “vdekja e distancës” dhe “bota është e barabaratë”. Megjithatë, larg këtyre epiteteve, globalizimi e ka bërë botën më të pabarabartë. Më shumë se kurrë më parë, kodi postar i një njeriu përcakton perspektivën, jetëgjatësinë dhe fatin e dikujt.

Në vend se të zëvendësojnë idealet kombëtare me vlera të përbashkëta, globalizimi ka çuar në një konkurrencë të ashpër, në rënien e shteteve të mirëqenies sociale, dhe në gërryerjen e institucioneve ndërkombëtare. Edhe pse sot ka teknikisht më shumë demokraci sesa në vitin 1989, shumë prej tyre po bëhen më jo-liberale.

Nuk është çudi që mbështetja e publikut ndaj globalizimit, është dobësuar. Sulmet e 11 shtatorit 2001, dhe lufta kundër terrorit prej 5.6 trilionë dollarësh, sigurisht që nuk kanë ndihmuar. As kriza financiare e vitit 2008, e cila nxorri në pah dështimin e ekspertëve dhe institucioneve, për të menaxhuar ndërvarësinë dhe ndryshimet teknologjike.

Një ndarje në rritje mes elitave dhe të gjithë atyre që janë ”lënë prapa”, e ka “helmuar” politikën prej një brezi. E megjithatë, zhgënjimi me globalizimin është kryesisht i kufizuar në vendet e Amerikës së Veriut, dhe në vendet e Evropës Perëndimore. Tek e fundit, jeta e njerëzve në fuqitë në zhvillim në Azinë Lindore dhe Juglindore është përmirësuar, dhe shumica e njerëzve në mbarë botën janë objektivisht më mirë në krahasim me 30 vjet më parë.

Jashtë Perëndimit, të ardhurat mesatare që nga rënia e Murit të Berlinit janë 2-fishuar, dhe në Kinë janë 3-fishuar. Jetëgjatësia në shumë vende në zhvillim është rritur me 15 vjet, dhe 3 miliardë më shumë njerëz në mbarë botën, kanë mësuar të lexojnë dhe të shkruajnë.

Por nuk ka asnjë garanci se ky ”Iluminizëm i Ri”, siç e quan Stiven Pinker nga Universiteti i Harvardit, do të vazhdojë të gjenerojë progres. Iluminizmi i shekujve XVII-XVIII, erdhi pas Rilindjes, e cila ishte një periudhë jo vetëm e revolucionit shkencor dhe artistik, por edhe e rritjes së intolerancës, luftës fetare dhe persekutimit të shkencëtarëve dhe intelektualëve.

Dhuna reaksionare gjatë dhe pas Rilindjes, i detyrohej shumë dështimit të elitës për të menaxhuar ndryshimet e shpejta, dhe rritjen e pabarazive të shkaktuara nga revolucioni i shtypur. Elitat e sotme, duhet ta kenë këtë parasysh. Pasojat spektakolare nga pushtimi i Irakut nga SHBA-ja, dhe kriza financiare e vitit 2008, e dëmtuan rëndë besimin e publikut tek autoritetet dhe ekspertët.

Ajo që bashkon populizmin e krahut të djathtë dhe atij të majtë, është ideja se garda e vjetër i ka lënë njerëzit shumë prapa, ndërsa vetë është fshehur në një resort të privilegjuarish. Dhe ata  kanë të drejtë. Politikat plot të meta, për të promovuar globalizimin, na kanë lënë pas, dhe kanë kontribuar në rritjen e pabarazisë.

Dhe tani, inteligjenca artificiale dhe automatizimi po kërcënojnë të zëvendësojnë vendet e punës, dhe të nxjerrin më tej në pah ndarjet sociale. A do të munden udhëheqësit politikë dhe qytetarët të kenë vullnetin e përbashkët, për të trajtuar kërcënimet e përbashkëta, apo po shkojmë drejt një fragmentimi të mëtejshëm?

Shumë gjëra, do të varen nga hapat e ndërmarrë në vitin 2019. Tani më shumë se kurrë më parë, duhet të adresojmë nxitësit e përshpejtuar dhe të ndërvarur të ndryshimit. Për këtë qëllim, politikëbërësit duhet të ndërmarrin hapa për të mbrojtur më të dobëtit. Rrjetat e mbrojtjes sociale, janë duke u bërë më të vogla, pikërisht në kohën kur njerëzit kanë më shumë nevojë.

Pasi kriza financiare, “rraskapiti” burimet e qeverisë dhe prodhoi borxhe të këqija, qeveritë si ajo e SHBA-ve i kanë bërë gjërat edhe më keq, duke ulur taksat. Në një kuadër më të gjerë, të gjithë ne duhet të përveshim mëngët dhe të trajtojmë problemet e krijuara nga globalizimi.

Kjo do të thotë të braktisimin paradigmën e vjetruar të shekullit XX-të, që e ndan të gjithë politikën në të majtë dhe të djathtë, në socializëm dhe kapitalizm. Politika e vitit 2019, është e bazuar në vlera, prandaj partitë tradicionale politike janë duke u sfiduar nga partite, që evokojnë ndjenjat kombëtare dhe fantazitë nostalgjike.

Revolucioni politik i sotëm, është diktuar deri më tani nga zemërimi dhe frustrimi. Por këto ndjenja mund dhe duhet të shfrytëzohen, për t’i shërbyer qëllimit të ndryshimeve konstruktive.

Për të arritur një globalizim gjithëpërfshirës, ​​ne duhet të adresojmë pabarazinë në rritje, të përqafojmë diversitetin dhe të shpëtojmë bashkëpunimin ndërkombëtar nga spektri i unilateralizmit.

Rreziqet nuk mund të jenë më të larta se sa ato në vitin 2019. Kur ekstremizmi, algoritmet, lajmi i rremë dhe manipulimet e huaja nxisin politikën, kërcënohet vetë demokracia. Pa një angazhim më aktiv të politikëbërësve dhe udhëheqësve politikë, mund të ketë pak shpresë për të ardhmen.

Ritmi i përshpejtuar i ndryshimit, së bashku me thellimin e ndërvarësisë ndërkombëtare, e bën më të vështirë, dhe jo më të lehtë, gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. Është joshëse të përpiqesh të ndalosh kohën dhe të joshesh nga zgjedhjet e vështira. Por ndryshimet që po ndodhin, do të ndikojnë tek të gjithë ne, pavarësisht nëse marrim pjesë në diskutime.

E vetmja rrugë, është të përmirësojmë edukimin tone, dhe të angazhohemi me ide komplekse. Të veprosh ndryshe dhe të luash viktimën, do të thotë t’i urosh mirëseardhjen katastrofën. Vetëm duke formësuar të ardhmen tonë, do ta kemi më pak frikë. Nëse nuk veprojnë njerëzit e guximshëm, “harku” i historisë nuk do të përkulet drejt drejtësisë ose rezultateve të përmirësuara.

Tre dekada pas rënies së Murit të Berlinit, ne ndodhemi sërish në udhëkryq, dhe po lind një betejë e ideve. Muret e reja që ndërtohen brenda dhe ndërmjet shoqërive, përbëjnë një kërcënim të madh për të ardhmen tonë kolektive. Ky është viti, ku duhet të fillojmë t’i rrëzojmë ato.

Shënim: Ian Goldin, Profesor i Globalizimit dhe Zhvillimit dhe Drejtor i Programit ‘Oxford Martin’ për Ndryshimet Teknologjike dhe Ekonomike në Universitetin e Oksfordit. Robert Muggah, është bashkë-themelues i Institutit Igarapé dhe Grupit SecDev. Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill
Ekonomi

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

08:49 | 09/05/2025
Arrestohet 73-vjeçari shqiptar në Athinë, kërkohej për narkotikë
Aktualitet

Arrestohet 73-vjeçari shqiptar në Athinë, kërkohej për narkotikë

22:47 | 08/05/2025
Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika, pavarësisht fiton ose jo PD-ja
Aktualitet

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika, pavarësisht fiton ose jo PD-ja

22:11 | 08/05/2025
Next Post
80-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar mes festës dhe protestave

80-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar mes festës dhe protestave

“Hashim Thaçi si Gruevski, do të kërkojë azil politik në Rusi”

Thaçi rrëfen se kur Kosova mund ta heqë taksën ndaj Serbisë

Video perverse e mësuesit/Deputeti i PD: Fundi i edukimit, Nikolla të dorëhiqet

Boçi i bindur: VKM-të nuk zgjidhin problemet e studentëve

JU REKOMANDOJMË

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

19:01 | 02/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Furnizonin grupet kriminale me armë zjarri, arrestohen 2 persona në Tiranë
Aktualitet

Furnizonin grupet kriminale me armë zjarri, arrestohen 2 persona në Tiranë

by mirseda
09:24 | 09/05/2025
0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona që furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri, të...

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

08:49 | 09/05/2025
Nutricionisti 101 vjeçar jep 7 recetat e jetëgjatësisë

Nutricionisti 101 vjeçar jep 7 recetat e jetëgjatësisë

08:34 | 09/05/2025
E SHTUNA, HESHTJE! Në mesnatë mbyllet fushata,

E SHTUNA, HESHTJE! Në mesnatë mbyllet fushata,

08:30 | 09/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 9 maj 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 maj 2025

07:59 | 09/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com