Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Lojëra dhe komunikim, hapet një qendër argëtimi për kohët moderne në Los Anxhelos

7 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Lojëra dhe komunikim, hapet një qendër argëtimi për kohët moderne në Los Anxhelos

Teknologjia po ndryshon me shpejtësi mjedisin që na rrethon. Ka nga ata që shqetësohen se shumë njerëz shpenzojnë kohë të tepruar duke luajtur lojëra elektronike dhe jo aq kohë në komunikim me të tjerët. Në Los Anxhelos, ka një vend ku mund t’i bësh të dyja. Qendra zbavitëse “Two Bit Circus” ndërthur teknologjinë me aktivitetet në grup për të gjitha moshat. Korrespondentja Elizabeth Lee ka përgatitur materialin:

Imagjinoni një festival tradicional zbavitës, të përshtatur për jetën moderne. Atë e gjen në “Two Bit Circus”.
“Ky mjedis e ngre në një nivel të ri eksperiencën e lojërave elektronike. Provova disa lojëra që më lanë pa frymë,” thotë vizitorja Kelly Bentall.

Lojërat që përdorin teknologjinë, si kamerat apo ndjesorët u ofrojnë vizitorëve një mënyrë të re argëtimi.
Ata mund të angazhohen në aventura në grup, për shembull të provojnë rafting nëpër lum, ndërkohë që eliminojnë jashtëtokësorë apo drejtojnë një anije kozmike me një grup miqsh.

Disa mund të ulen për një pije që u serviret nga një banakier robot.
“Nuk më ka përgatitur ndonjëherë pijen roboti. Shumë interesante,” thotë vizitori John Duncan.

Qendra argëtuese “Two Bit Circus” ofron lojërat më të fundit elektronike, shumë prej të cilave janë krijuar këtu:

“Këtu jemi në punishten e kompanisë “Two Bit Circus”. Na ndan vetëm një mur me sallën e lojëra. Pra ato që i shpikim këtu në mëngjes, mund t’i vëmë në provë pasdite në sallën e lojërave. Kemi një ekip të mrekullueshëm krijuesish që bëjnë eksperimente me format më të reja të zbavitjes. Kemi edhe përbërësin më të rëndësishëm: njerëzit të cilët i provojnë shpikjet tona,” thotë Eric Gradman, bashkëthemelues i kompanisë “Two Bit Circus”.

Bashkëthemeluesi Eric Gradman dikur krijonte prototipe për ushtrinë, si robotë apo makina pa shofer. Ai ka tani një rol krejt tjetër në industrinë e zbavitjes.
“Kam bërë turne nëpër të gjithë vendin, bëj demonstrime me teknologji fantastike para mijëra vetëve. Kjo punë është ideale pasi ndërthur shpikjen me demonstrimin”, thotë zoti Gradman.

Bashkëthemeluesi Brent Bushnell ka qenë më parë klloun cirku, megjithëse është diplomuar si inxhinier. Babai i tij është themeluesi i kompanisë së lojërave elektronike “Atari”.

TË LIDHURA

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar
Aktualitet

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar

17:20 | 26/12/2025
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Rreziqet që pritet të kërcënojnë njerëzimin gjatë 2019-tës

Rreziqet që pritet të kërcënojnë njerëzimin gjatë 2019-tës

80-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar mes festës dhe protestave

80-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar mes festës dhe protestave

“Hashim Thaçi si Gruevski, do të kërkojë azil politik në Rusi”

Thaçi rrëfen se kur Kosova mund ta heqë taksën ndaj Serbisë







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar
Aktualitet

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar

by mirseda
17:20 | 26/12/2025
0

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për...

Të dehura në timon, policia e Tiranës arreston dy shoferët. Pranga edhe 46 vjeçarit

Të dehura në timon, policia e Tiranës arreston dy shoferët. Pranga edhe 46 vjeçarit

16:48 | 26/12/2025
SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

16:21 | 26/12/2025
SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku sfidon drejtësinë, shfaqet duke festuar

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku sfidon drejtësinë, shfaqet duke festuar

15:05 | 26/12/2025
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e ‘reklamonin mallin

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e ‘reklamonin mallin

14:54 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com