Diego Maradona ka pasur një problem shëndetësor. Sipas mikut të tij gazetarit Lio Pecoraro, ai nuk ka asgjë të rëndë.
Megjithatë, frika për shëndetin e legjendës, qëndron. Maradona ishte shtruar në klinikën e Olivos, në zonën veriore të Buenos Aires, për një sërë kontrollesh rutinë përpara se të nisej për në Meksikë.
Pas disa analizave, u zbulua se problemi i tij ishte një hemorragji gastrike. Mjekët rekomanduan një sërë analizash të mëtejshme, duke përfshirë një endoskopi dhe një kontroll mbi funksionimin korrekt të bypass-eve të stomakut.
Sapo u dha alarmi, Dieguito u vizitua në klinikë nga motrat e tij, vajzat Giannina dhe Jana dhe djali i tij Diego Junior, i cili ndodhet në Argjentinë për pagëzimin e djalit të tij Dieguito Matias.
Vetëm pak orë para këtij shtrimi në spital, agjenti i Maradonas, Matias Morla, kishte njoftuar se klienti i tij kishte arritur një marrëveshje për rinovimin e një kontrate vjetore me Dorados të Sinaloa, klubi meksikan i divizionit të dytë me të cilin ai arriti triumf në kampionat.
Megjithatë, kthimi i tij në Meksikë do të duhet të presë pasi mjekët, pasi e kanë nxjerrë nga spitali, e kanë detyruar atë të qëndrojë në Buenos Aires për t’u trajtuar. 4 janari, me sa duket është një datë që nuk sjell fat të mirë për Maradonën, shkruan BW.
Pikërisht 19 vjet më parë, më 4 janar 2000, kampioni argjentinas ishte viktimë e mbidozës së kokainës dhe u shtrua në gjendje kome në klinikën e Cantegril në Punta del Este, Uruguaj, ku ndodhej për të kaluar festën e fundvitit.
Vlen gjithashtu të kujtojmë se gjatë Kupës së Botës, Maradona u sëmur papritur gjatë ndeshjes kundër Nigerisë dhe ka vuajtur për disa muaj për shkak të një forme të rëndë të artritit që i bëri gjunjët e tij shumë të brishtë.