Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kongresi i ri bën betimin, Pelosi merr drejtimin e Dhomës

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Kongresi i ri bën betimin, Pelosi merr drejtimin e Dhomës

Në SHBA, Kongresi i ri bëri betimin. Pas dy vjetësh gjatë të cilëve republikanët kontrollonin Shtëpinë e Bardhë, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët tani kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ky është rezultat i zgjedhjeve të nëntorit ku demokratët siguruan fitore të rëndësishme, duke siguruar 235 vende në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 vende. Republikanët morën dy vende më tepër në Senat ku tani kanë shumicën prej 53 kundrejt 47 vendeve.

Demokratja Nancy Pelosi e Kalifornisë u votua si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, duke u rikthyer në postin që mbajti nga viti 2007 deri në 2011. Ajo është e vetmja grua e zgjedhur si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe është personi i parë në më shumë se 60 vjet që vjen për herë të dytë në këtë post.

Disa demokratë kishin shprehur dëshirën që kryesinë në parti ta merrnin të rinjtë, prandaj zonja Pelosi ra dakord të shërbejë jo më shumë se katër vjet si kryetare Dhomës në shkëmbim të mbështetjes që do të merrte nga ligjvënësit demokratë.

Kongresi i ri është më i larmishmi në histori.

Ai përfshin Alexandria Ocasio-Cortez nga Nju Jorku, gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongres. Janë edhe Rashida Tlaib e Miçiganit dhe Ilhan Omar e Minesotës, dy gratë e para myslimane që zgjidhen në Dhomën e Përfaqësuesve. Janë gjithashtu 10 ligjvënës që e identifikojnë veten haptazi si LGBTQ.

Në përgjithësi, gratë kanë 102 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 25 në Senat.

Kongresi i ri përballet me sfidën urgjente për të zgjidhur mbylljen e pjesshme të qeverisë. Deri tani ka pak shenja se udhëheqësit demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ata republikanë në Senat, do të bien dakord për një plan shpenzimi i cili të rihapte një të katërtën e operacioneve të qeverisë që aktualisht janë të mbyllura.

Demokratët e Dhomës do të përdorin statusin e tyre të ri në kontrollin e komisioneve për të nisur një numër hetimesh mbi veprimet e administratës Trump, duke përfshirë mospublikimin e taksave mbi të ardhurat të Presidentit, vendimin e tij për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, dhe hetimet e reja rreth lidhjeve midis zotit Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

TË LIDHURA

Përshkallëzimi i konfliktit/ Netanyahu: Nuk përjashtojmë eliminimin e Mojtaba Khameneit
Bota

Përshkallëzimi i konfliktit/ Netanyahu: Nuk përjashtojmë eliminimin e Mojtaba Khameneit

12:08 | 13/03/2026
Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut
Bota

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

11:23 | 13/03/2026
Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë
Bota

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

11:22 | 13/03/2026
Next Post
Super aksion dhe Firmino barazon rezultatin ndaj Ctyt Video)

Super aksion dhe Firmino barazon rezultatin ndaj Ctyt Video)

Sane prish festën, shënon supergol në portën e Alisson (Video)

Sane prish festën, shënon supergol në portën e Alisson (Video)

The Economist: Mafia shqiptare, tollumbacja e fryrë e një miti të rremë

The Economist: Mafia shqiptare, tollumbacja e fryrë e një miti të rremë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Rama refuzon t’u përgjigjet pyetjeve, ndërpret konferencën pas debatit me gazetaren
Aktualitet

Rama refuzon t’u përgjigjet pyetjeve, ndërpret konferencën pas debatit me gazetaren

by mirseda
13:23 | 13/03/2026
0

Një moment i pazakontë u shënua gjatë konferencës për mediat të kryeministrit Edi Rama, i cili ndërpreu...

Balluku kërkon në GJKKO shuarjen e masës së pezullimit: S’jam më zv.kryeministre dhe ministre

Balluku kërkon në GJKKO shuarjen e masës së pezullimit: S’jam më zv.kryeministre dhe ministre

13:19 | 13/03/2026
Rama për naftën: Do jemi shembull, qytetarët duan çmime të përballueshme

Rama për naftën: Do jemi shembull, qytetarët duan çmime të përballueshme

13:07 | 13/03/2026
Rama: Parlamenti do ta shpallë Iranin sponsor të terrorizmit

Rama: Parlamenti do ta shpallë Iranin sponsor të terrorizmit

13:05 | 13/03/2026
Rama: Ata që penguan Korridorin VIII do mbeten me gisht në gojë

Rama: Ata që penguan Korridorin VIII do mbeten me gisht në gojë

13:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com