Portali maqedonas sdk.mk, duke cituar burime nga Prokuroria, shkruan se ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, nuk është arratisur nga Shqipëria. Kujtojmë këtu faktin se Gruevski, më 13 nëntor 2018, nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, njoftoi se ndodhej në Hungari, ndërsa një javë më vonë tregoi se autoritetet atje ia kanë pranuar kërkesën për azil.
Të dhënat e parahetimit kanë konfirmuar se në arratisjen e tij nuk ka leje zyrtare nga Policia Kufitare në Qafë-Thanë, Shën Naum, Stenje, Xhepçisht dhe Bllatë, që janë vendkalime zyrtare kufitare.
Nga Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është konfirmuar vetëm kalimi i Gruevskit me automjet diplomatik në Mal të Zi dhe Serbi, për të përfunduar në Hungari. Ndërkaq për sa i përket se si Gruevski ka hyrë në Hungari me letërnjoftim (për shkak se pasaportën ia ka marrë Gjykata Themelore Shkupi 1), është çështje e Hungarisë.