Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pesë faktorët vendimtarë që do të diktojnë Evropën në vitin 2019

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Pesë faktorët vendimtarë që do të diktojnë Evropën në vitin 2019

Nga Cas Mudde “Internazionale”/ Ata që shpresonin në një shkëputje nga politika konvulsive e kohëve të fundit, do të zhgënjehen në vitin 2019. Viti i ardhshëm, do të jetë momenti i mbajtjes së zgjedhjeve thuajse kudo në Evropë:zgjedhje parlamentare në 7 shtete anëtare të BE (dhe në Zvicër), zgjedhje presidenciale në 6 vende të tjera (përveç Maqedonisë dhe Ukrainës), dhe natyrisht, “Nëna” e të gjitha zgjedhjeve:zgjedhjet evropiane në muajin maj.

Dhe këto janë vetëm zgjedhjet tashmë të planifikuara. Për këtë arsye, parashikimi se si do të jetë 2019-a në Evropë, është gati i pamundur. Në çdo rast, më lejoni të tentoj ta bëj një të tillë. Para së gjithash, doni apo jo – pjesë me e madhe prej nesh nuk e do prej kohësh – Brexit do të dominojë muajt e parë të vitit 2019.

A do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Britaninë e Madhe? A do të ketë një “votë të re të popullit” (d.m.th një referendum të dytë)? Dalja e Mbretërisë së Bashkuar do të ndodhë përmes një Brexit me apo pa marrëveshje? Dhe së fundmi, a do të ndodhë vërtet Brexit?

Përgjigjet tuaja ndaj këtyre pyetjeve, janë po aq të vlefshme sa edhe të miat, por një gjë është e sigurt:ne do të vazhdojmë të merremi më këtë çështje, edhe për të paktën disa muaj. Dhe kështu do të ndodhë edhe me pasojat politike të një (mos)vendimi, veçanërisht në kuadër të Mbretërisë së Bashkuar në vetvete, por edhe BE-së dhe shteteve të saj anëtare, dhe në veçanti Republikës së Irlandës.

Së dyti, në vitin 2019, e ashtuquajtura dallgë e populizmit, do të vazhdojë të mbizotërojë në slajmet e shumicës së mediave, që do të vëzhgojnë zgjedhjet e ndryshme. Nëse partitë populiste do të arrijnë fitore modeste, do të bëhet fjalë për rezultate të pabarabarta, dhe në pjesën më të madhe të së djathtës radikale.

Mund të pritet që partitë që janë sot në pushtet, të humbasin:për shembull, partia e Gjelbër në Finlandë dhe Syriza në Greqi (ashtu edhe Grekët e Pavarur). Edhe Partia Popullore në Danimarkë, e cila mbështet qeverinë e pakicës liberale, pritet të pësojë një rënie edhe pse modeste.

Ndërkohë, ne mund të imagjinojmë që shumë parti të tjera radikale populiste të krahut të djathtë, sot në opozitë, të arrijnë rezultate të shkëlqyera:në veçanti Vlaams Belang në Belgjikë, dhe partia e krahut të djathtë për momentin më pak e njohur në Evropë, Partia Popullore e Estonisë, që aktualisht gëzon 15 për qind të mbështetjes së qytetarëve.

Përjashtimi më i rëndësishëm në këtë prirje të përgjithshme, është ai i Partisë Polake dhe Drejtësisë (PiS), elementi i tretë kryesor i politikës në vitin 2019. Pavarësisht kundërshtive të brendshme dhe kritikave ndërkombëtare, duke përfshirë një kundërshtim mjaft të fortë nga BE – sidomos kur krahasohet me qasjen e matur të unionit ndaj Viktor Orbanit në Hungari – qeveria e PiS, një e djathtë radikale populiste, ka fituar gjithnjë e më shumë popullaritet.

Por ndryshe nga ajo që ndodh në Hungari, PiS duhet të ballafaqohet me një opozitë liberale mjaft të mire=organizuar (Platforma Qytetare, Po) dhe nuk mund të përfitojë nga një sistem elektoral asimetrik. Zgjedhjet e vitit 2019, do të përcaktojnë nëse PiS, mund të arrijë një shumicë kushtetuese- me mbështetjen e heshtur të Kukiz 15- në mënyrë që të mund të zbatojë seriozisht modelin joliberal të Budapestit, apo nëse ajo duhet të vazhdojë të ushtrojë presion

për të vënë në zbatim agjendën e vet joliberale pa një mandat demokratik.

Ngjashëm, kjo do ta detyrojë BE-në të hapë letrat në tryezë:a do të jetë e gatshme dhe e aftë të vendosë sanksione ndaj Polonisë? Apo do t’i trajtojë me delikatesë të gjithë demokratët jo-liberalë në gjirin e saj? Ngjarja e katërt e vitit 2019, dhe natyrisht më e rëndësishmja, janë zgjedhjet evropiane të planifikuara për muajin maj. Në këtë rast, ajo që ka më shumë rëndësi, nuk janë dhe aq rezultatet zgjedhore të grupeve të ndryshme politike, apo edhe të partive individuale.

Me daljen e britanikëve nga BE, duket se shumë grupime politike do të duhet të përballen me sfida komplekse. Konservatorët dhe reformistët evropiane “euroskeptikë të moderuar” ECR,  janë të dominuar nga Konservatorët anglezë, ndërsa “euroskeptikët  e vijës së ashpër” të Grupit Evropian të Lirisë dhe Demokracisë së drejtpërdrejtë (ELDD), janë të kontrolluar nga UKIP, Partia e Mbretërisë së Bashkuar të Pavarur.

Ndërsa nga njëra anë parashikohet një rënie e ELDD, ECR mund të mbledhë shumë nga anëtarët e të parës, dhe të fokusohet edhe më shumë drejt të djathtës ekstreme, dhe kjo nga ana e saj mund të çojë – një skenar që duhet marrë në konsideratë – në forma bashkëpunimi apo edhe një bashkim me partinë e Marin Lë Pen, Europa e Kombeve dhe Lirisë (ENL).

Njëkohësisht, Partia Popullore Evropiane (PPE), paksa poshtë, do të rrisë besimin e saj (relativ) në kurriz të Grupit Socialist dhe Demokrat (S&D).Edhe më i rëndësishëm është fakti se duke zgjedhur si kandidat kryesor konservatorin bavarez Manfred Veber, dhe jo ish-kryeministrin finlandez Aleksander Shtub, PPE ka premtuar zyrtarisht të nisë një rrugëtim drejt një pozicionimi më djathtas, gjë që do të dobësojë më tej aleancën centriste PPE-S&D-ALDE, që ka dominuar deri tani Parlamentin Evropian.

Ndoshta, nëse mbeten të paktën dy grupime euroskeptike krahut të djathtë, njëri prej të cilëve tyre do të mbetet jashtë “mbretërisë së respektit” për politikat zyrtare të koalicionit (si psh ENL), forcat euroskeptike brenda PPE, mund t’i përdorin ato për të fituar të drejtën e vetos , duke e bërë shumë më të vështirë një integrim të mëtejshëm evropian.

Gjithsesi në analizë të fundit, kjo varet kryesisht nga një njeri i vetëm – dhe ky është elementi i pestë dhe i fundit i një rëndësie të madhe gjatë vitit të ri – presidenti francez Emanuel Makron. Lëvizja e tij “En Marche”, e sfiduar në rrugë nga “Jelekët e Verdhë”, pikërisht në kohën kur po përballet me një një rënie tragjike të popullaritetit, duket se e ka humbur vrullin si në Francë, ashtu edhe në Evropë.

Megjithatë, Markon na ka çuditur në të kaluarën, dhe në këto kohë politika franceze është jashtëzakonisht e ndryshueshme. Prandaj, edhe pse në këtë moment mund të duket diçka dytësore, një rezultat i mirë i Makron në zgjedhjet evropiane, mund të rivendosë autoritetin e

tij në Paris, dhe ta vendosë atë në pozitën e duhur, për të kontrolluar emërimet me peshë në Bruksel.

Për më tepër, me zgjedhjen e fundit në Gjermani të një frankofileje në krye të Unionit Kristian Demokrat (CDU) – ndoshta e parashikuar të bëhet kancelarja e ardhshme gjermane – mund të shohim rikthimin e lokomotivës franko-gjermane. Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan
Aktualitet

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

21:48 | 12/11/2025
Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’
Aktualitet

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
Terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”, lartësia e ujit shkon në 40 cm
Aktualitet

Terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”, lartësia e ujit shkon në 40 cm

16:42 | 12/11/2025
Next Post
Çmimi i lartë i karburantit, Haradinaj kritikon: Dëm qytetarëve

Haradinaj i bindur: Serbia një mini Rusi në Ballkan, taksa mund të mbetet përgjithmonë

Jurgen Klop rrëfen simpatinë e vjetër për Shaqirin

Jurgen Klop rrëfen simpatinë e vjetër për Shaqirin

Urimi i veçantë i Sali Berishës për shqiptarët me rastin e Vitit të Ri

Urimi i veçantë i Sali Berishës për shqiptarët me rastin e Vitit të Ri







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Padia e Berishës në Gjykatën Kushtetuese, caktohet data kur do të zhvillohet seanca
Aktualitet

Padia e Berishës në Gjykatën Kushtetuese, caktohet data kur do të zhvillohet seanca

by mirseda
10:21 | 13/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se kur do të mbahet seanca për padinë e ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjykata...

Alarm në Korenë e Jugut, zbulohen 28 kilogramë drogë e ‘maskuar’ si çaj kinez

Alarm në Korenë e Jugut, zbulohen 28 kilogramë drogë e ‘maskuar’ si çaj kinez

10:18 | 13/11/2025
Ish kreu i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

Ish kreu i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

10:06 | 13/11/2025
Ministrja Spiropali merr pjesë në Samitin e parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali

Ministrja Spiropali merr pjesë në Samitin e parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali

10:00 | 13/11/2025
Ish-ministri Beqaj i pandehur, shtyhet seanca për “Sterilizimin” në GJKKO,

Ish-ministri Beqaj i pandehur, shtyhet seanca për “Sterilizimin” në GJKKO,

09:57 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com