Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Emigrantët duhet ta harrojnë ëndrrën evropiane

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Emigrantët duhet ta harrojnë ëndrrën evropiane

Nga Linda S. heard “Gulf News”/ Herë pas here marr mesazhe nga arabët e vendeve që nuk janë në konflikte, të cilët dëshirojnë të vijnë të jetojnë në Evropë, që në sytë e tyre është çelësi i begatisë dhe lumturisë së tyre së ardhshme. Mesazhi im ndaj tyre është i hapur:Harrojeni atë ëndërr!

Aj mund të ketë qenë e zbatueshme në dekadat e mëparshme, dhe në fakt unë kam miq arabë që kanë ikur nga vendet e tyre të origjinës në vitet 1960, 1970 dhe 1980, dhe që kanë qenë shumë të suksesshëm. Sot ekziston një klimë tërësisht tjetër. Racizmi dhe fanatizmi, janë në rritje.

Unë i këshilloj ata t’u rezistojnë iluzioneve të rreme të tipit “bari është më i gjelbër matanë gardhit”, dhe në vend të tyre të punojnë më shumë për të përmirësuar situatën e tyre në shtëpi. Partitë e ekstremit të djathtë në Evropë, i fajësojnë të sapoardhurit për problemet e qytetarëve të tyre, dhe po shtojnë prezencën e tyre nëpër parlamentet kombëtare.

Qeveria italiane e motos “Itala e Para”, ka miratuar ligje të ashpra kundër emigrantëve. Hungaria, Polonia, Austria janë kthyer drejt të djathtës, dhe në Gjermani lëvizja neonaziste

po përjeton një rilindje. Ka ndërkohë një bindje, se një përqindje e madhe e britanikëve që votuan pro Brexit e bënë këtë, pasi ata donin t’i mbanin jashtë vendit të tyre emigrantët evropianë!

Islamofobia, është në rritje që nga fillimi i valës së refugjatëve në vitin 2015 në të gjithë Evropën, siç e dëshmojnë sondazhe të ndryshme. Një sondazh i publikuar në të përditshmen gjermane “Die Ëelt”, zbuloi se 44 për qind e gjermanëve besojnë se myslimanëve duhet t’u ndalohet hyrja në vend, ndërsa 55.8 për qind  e tyre, thonë se myslimanët i bëjnë ata të ndihen si të huaj në atdheun e tyre.

Ndërsa është e kuptueshme që njerëzit në zonat e luftës ikin nga vendet e tyre, për të gjetur strehë dhe paqe në vende të tjera, në shumicën e rasteve, emigrantët ekonomikë që rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar Mesdheun nga Afrika e Veriut, përballen me poshtërimin, privimin dhe armiqësinë.

Ata që i mbijetojnë udhëtimit deri në ishullin italian të Lampeduzës ose një nga Ishujt grekë në Egje, vuajnë me muaj të tërë në kampet e mbipopulluara  dhe të pista pa ushqimin e duhur, derisa të përpunohen kërkesat e tyre të azilit; dhe në fund pranohet vetëm një pakicë e tyre.

Ata pak që janë mjaftueshëm me fat për tu zhvendosur diku tjetër, zbulojnë se problemet e tyre nuk kanë mbaruar. Pasi zbehet euforia fillestare, ata vuajnë nga barrierat gjuhësore, shoku kulturor, sulmet raciste dhe poshtërimet e përditshme.

Ditët kur dyert e Gjermanisë u hapën, dhe kur sirianët dhe të tjerët që kalonin kufirin u përballen me një vakt të ngrohtë ushqimor, rroba dhe lule, kanë ikur prej kohësh. Mëshira që dikur shfaqej nga evropianët për refugjatët që dridheshin nga të ftohtit poshtë urave, u shndërrua në pakënaqësi dhe neveri, ndjenja që janë duke u shfrytëzuar me cinizëm nga politikanët populistë, që e përdorin me zell politikën e frikës.

Refugjatët janë dehumanizuar, shihen si një përgjegjës për papunësinë, pagat e ulëta, dhe si një barrë për sistemet e mirëqenies sociale. Mjerisht, edhe personat shumë të kualifikuar nuk kanë asnjë mundësi, përveçse të pranojnë punë me paga të ulëta. Ndërsa qindra mijëra sirianë po rikthehen në shtëpi për të rindërtuar jetën e tyre në qytete dhe fshatra gjysmë të shkatërruara, numri i të papunëve tunizianë që udhëtojnë ilegalisht drejt brigjeve evropiane, është dyfishuar këtë vit.

Ndërkohë, anijet me emigrantë nga Egjipti janë reduktuar në numër, pohon Organizata Ndërkombëtare për Emigrim (IOM). Tani që Evropa është shndërruar në një një kështjellë virtuale, mbi 56.000 emigrantë kanë mbërritur në Libi, dhe 6.000 prej tyre janë burgosur në kampet libiane, ku janë raportuar abuzime të tmerrshme.

BE-ja ka nënshkruar një marrëveshje me autoritetet libiane, për të kapur anijet me emigrantë,

dhe për t’i parandaluar OJQ-të që të kryejnë shpëtime emigrantësh në det. Turqia merr miliarda euro nga Bashkimi Evropian, për t’i penguar emigrantët të kalojnë për në Evropë. Vetë BE-ja ka probleme serioze. Masat financiare shtrënguese, dhe kostot në rritje kanë sjellë një varfëri në rritje.

Rreth 14.5 për qind e shtetasve francezë, jetojnë nën nivelin e varfërisë. Çiftet e bashkëshortëve që punojnë, nuk përballojnë dot shpenzimet deri në fundin e një muaji. Një në çdo pesë britanikë (14.3 milionë), klasifikohet si i varfër. Mensat sociale po lulëzojnë. BBC raporton se 1 milionë fëmijë nën moshën 10-vjeçare, janë duke u përballur me “nivelet Dikensiane të varfërisë, teksa përgatiten për Krishtlindje”.

Siç e kemi parë këtë muaj, evropianët në Francë, Belgjikë, Holandë, Hungari, Serbi dhe Portugali, po angazhohen në protesta shpesh të dhunshme anti-qeveritare. “S’ka vend për të tjerët”- klith Evropa, një mesazh që duhet t’u dërgohet ëndërrimtarëve, pasi shumë prej tyre pasi kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme, zbulojnë pas shumë kostove se s’ka asnjë vend tjetër si shtëpia e tyre. TIRANA TODAY

TË LIDHURA

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Aktualitet

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

17:38 | 06/02/2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

17:34 | 06/02/2026
Pamje dramatike nga Durrësi: “Currilat” nën ujë, balta pushton lagje
Aktualitet

Pamje dramatike nga Durrësi: “Currilat” nën ujë, balta pushton lagje

17:09 | 06/02/2026
Next Post
Risia fantastike e Hyundai, nuk keni pse shqetësoheni më për çelësat

Risia fantastike e Hyundai, nuk keni pse shqetësoheni më për çelësat

Sondazhi/ Michelle Obama gruaja më e admiruar në botë

Sondazhi/ Michelle Obama gruaja më e admiruar në botë

Kosovë/ Humb jetën në detyrë oficeri i policisë, eliminohet grabitësi (Video)

Kosovë/ Humb jetën në detyrë oficeri i policisë, eliminohet grabitësi (Video)







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026




TË FUNDIT

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Aktualitet

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

by mirseda
17:38 | 06/02/2026
0

Që prej datës 3 shkurt , fati i bariut Ylli Dine, 65 vjeç, mbetet i panjohur. Sipas...

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

17:34 | 06/02/2026
GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

17:31 | 06/02/2026
Pamje dramatike nga Durrësi: “Currilat” nën ujë, balta pushton lagje

Pamje dramatike nga Durrësi: “Currilat” nën ujë, balta pushton lagje

17:09 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com