Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Putin kërcënon Turqinë: Larg duart nga Siria; Erdogan përgatit sulmin

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Putin kërcënon Turqinë: Larg duart nga Siria; Erdogan përgatit sulmin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i befasoi të gjithë pak ditë më parë kur deklaroi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Një veprim që habiti të gjithë aleatët e tij dhe solli dorëheqjen e dy ndihmësve të tij. Ndërsa tani Rusia i ka kërkuar Turqisë që të tërhiqet nga këto zona dhe të lejojë qeverinë siriane të marrë kontrollin e këtyre territoreve të liruara nga ushtria amerikane.

Ministria e Jashtme e Kremlinit tha se pret që territori t’i dorëzohet forcave të Asadit pasi SHBA njoftoi tërheqjen nga vendi javën e shkuar. Por nga ana tjetër Turqia është shprehur se po punon me Uashingtonin për të koordinuar tërheqjen e forcave amerikane, por gjithashtu mbetet “e vendosur” për të pastruar luftëtarët kurdë nga Manbij në Siri veriore.

Ditën e sotme janë publikuar disa foto të automjeteve të blinduara të cilat transportojnë trupa drejt kufirit me Sirinë. Megjithatë, trupat siriane të Bashar al-Assad dhe forcat ruse kanë filluar të vendosen pran qytetit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova, theksoi se territoret në Sirinë lindore duhet t’i dorëzohen qeverisë siriane në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ajo tha se Moska nuk ishte në dijeni për asnjë detaj të tërheqjes nga Siria, por shtoi se kjo do të ndihmonte që situata në Siri të zgjidhej në mënyrë paqësore. “Nëse tërheqja e trupave do të ndodhë, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në situatën,” tha Zakharova në një konferencë.

E pyetur rreth planeve të Turqisë për të nisur një sulm në atë zonë, Zakharova u përgjigj se Rusia dhe Turqia kishin koordinuar ngushtë veprimet e tyre në Siri, duke përfshirë operacionet ushtarake kundër-terroristëve, por nuk do të bashkëpunonin më tej.

Por nga ana tjetër një zëdhënës i opozitës siriane, të cilët mbështeten nga Turqia, u shpreh se luftëtarët e tyre nuk do të pranonin kthimin e forcave qeveritare në zonat e Sirisë lindore, duke përfshirë qytetin Manbij, pasi u tërhoqën forcat amerikane.

Youssef Hammoud, zëdhënësi i Armatës Kombëtare Siriane (SNA), tha se qëllimi kryesor i operacionit të drejtuar nga Turqia në Sirinë lindore ishte krijimi i kushteve dhe hapësirës për kthimin e refugjatëve dhe personave të cilët ikën nga qeveria siriane.

SNA tha se deri në 15,000 ushtarë të saj ishin të gatshëm të hyjnë në ato zona sapo SHBA të largonte trupat e tyre. Por prej disa javësh, Turqia po kërcënon të nisë një sulm të ri kundër luftëtarëve kurdë, të cilët u bashkuan me Shtetet e Bashkuara për të larguar ISIS nga Siria veriore dhe lindore.

Ankaraja i sheh forcat kurde si terroristë për shkak të lidhjeve të tyre me një grup kryengritës brenda Turqisë. Mbështetësit e opozitës siriane të mbështetur nga Turqia janë duke u vendosur në periferi të Manbij. Nga ana tjetër ushtria turke vazhdon të dërgojë tanke, artileri dhe pajisje të tjera në kufi dhe në një zonë që administrohet nga Turqia në Sirinë veriperëndimore, raportojnë mediat turke. TIRANA TODAY

TË LIDHURA

BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike
Bota

BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike

20:50 | 01/04/2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie
Bota

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

20:33 | 01/04/2026
Lufta në Iran/ Franca kërkon përfshirjen e Kinës në hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Lufta në Iran/ Franca kërkon përfshirjen e Kinës në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

20:18 | 01/04/2026
Next Post
Marku pret zyrtarin e lartë gjerman: Njësi të përbashkëta investigative

‘Boll me prokurorë të papërgjegjshëm’, zbuloni paligjshmëritë e Arta Markut

Inter dhe Icardi njëzëri kundër tifozëve: Zhgënjim, nuk jeni pjesë e jona

Inter dhe Icardi njëzëri kundër tifozëve: Zhgënjim, nuk jeni pjesë e jona

Rusët prodhojnë armën e frikshme, ngre cunami 90 metër të lartë e shkatërron qytete si Los Angelos

Rusët prodhojnë armën e frikshme, ngre cunami 90 metër të lartë e shkatërron qytete si Los Angelos







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike
Bota

BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike

by mirseda
20:50 | 01/04/2026
0

Bashkimi Evropian do të ofrojë 2 milionë euro ndihmë humanitare për popullin e Kubës, pasi po vuan...

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

20:33 | 01/04/2026
Eliminimi i Polonisë, Lewandowski mendon tërheqjen nga kombëtarja

Eliminimi i Polonisë, Lewandowski mendon tërheqjen nga kombëtarja

20:29 | 01/04/2026
Lufta në Iran/ Franca kërkon përfshirjen e Kinës në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran/ Franca kërkon përfshirjen e Kinës në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

20:18 | 01/04/2026
Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

20:13 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com