Të shumtë kanë qenë futbollistët që kanë refuzuar ti bashkohen kombëtares kuqezi, pasi e shihnin të armen në një kombëtare të madhe si Gjermania, Zvicra etj. Por ka edhe nga ata futbollistë që nuk e ndërrojnë fanellën kuqezi dhe një ndër ta është edhe Esad Morina.
Morina është në pronësi të gjigantit gjerman të Schalke dhe vendosi që tu bashkohet kuqezinjve duke ‘braktisur’ Gjermaninë. Ai ka qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të Gjermanisë U-15 dhe U-16. Megjithatë, Morina ka veshur fanellën kuqezi për moshat U-19 dhe U-21.
Sulmuesi ka qenë pjesë e skuadrës së të rinjve të Shalkes, por së fundmi është aktivizuar për Speldorf. Klubet gjermane kanë pikasur paraqitjet positive të tij dhe tashmë Duisburgu ka qenë ekipi më i shpejtë dhe ka arritur akord për ta pasur në ekip. 21-vjeçari mesa duket do të militojë tashmë në Bundesliga 2. Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane.