Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kur ra Babilonia? Çfarë e shkatërroi perandorinë?

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Kur ra Babilonia? Çfarë e shkatërroi perandorinë?

Rënia e Babilonisë, është një ngjarje historike që ndodhi në vitin 539 Para Erës Sonë. Kjo ngjarje pa pushtimin e Babilonisë nga Perandoria Akamenide e Kirit të Madh, dhe shënoi fundin e Perandorisë Neo-Babiblonase. Rënia e Babilonisë, raportohet nga një numër burimesh të lashta, duke përfshirë Kir Cilindrin, historianin grek Herodoti, si dhe një numër librash në Dhiatën e Vjetër.

Rritja e jashtëzakonshme para shkatërrimit të Babilonisë

Qyteti i Babilonisë ndodhet në Irakun e sotëm, dhe historia e tij nisi në mijëvjeçarin e tretë Para Erës Sonë, kur ishte një qytet-port i vogël buzë lumit Eufrat. Asokohe, Babilonia ishte pjesë e Perandorisë Akadiane. Me kalimin e kohës, qyteti do të rritej dhe shndërrohej në një nga qytetet më të rëndësishme të Mesopotamisë së lashtë.

Gjatë shekullit XVIII Para Erës Sonë, Babilonia u bë një fuqi e madhe në rajon, nën sundimin e mbretit Amorit, Hamurabit. Megjithatë Perandoria e Parë Babilonase ishte jetëshkurtër, pasi ajo ra shumë shpejt nën sundimin e të huajve, duke përfshirë Hititët, Kasitët dhe Asirianët.

Shkatërrimi i Perandorisë Neo-Asiriane

Pas vdekjes së Asurbanipalit rreth vitit 627 P.E.S, në Perandorinë Neo-Asiriane shpërtheu lufta civile, duke shkaktuar dobësimin e saj. Shumë nënshtetas të Perandorisë Neo-Asiriane, shfrytëzuan rastin për t’u revoltuar. Njëri prej tyre ishte një shef kaldeas me emrin Nabukodonosor, i cili formoi një aleancë me Medët, Persët, Skithët dhe Kimerianët. Ky koalicion pati sukses në shkatërrimin e Perandorisë Neo-Asiriane.

Lindja e Perandorisë Neo-Babilonase

Duke fituar pavarësinë nga asirianët, Nabukodonosori themeloi Perandorinë Neo-Babilonase, me Babiloninë si kryeqytetin e saj. Perandoria arriti kulmin e fuqisë dhe zhvillimit gjatë sundimit të Nabukodonosorit II, i cili pasoi Nabokudonosorin I rreth vitit 605 Para Erës Sonë. Gjatë mbretërimit të Nabukodonosorit, që zgjati deri në vitin 562 PE.S, Perandoria Neo-Babilonase kishte në kontroll Babiloninë, Asirinë, pjesë të Azisë së Vogël, Fenikinë, Izraelin dhe Arabinë Veriore.

Si u shemb Babilonia – A ndikoi “rregulli i Nabonidit” në shkatërrimin e Babilonisë?

Mbretërit që pasuan Nabukodonosorin II, qenë shumë më pak të aftë se ai, dhe patën mbretërime të shkurtra. Në dekadën që pasoi vdekjen e Nabukodonosorit II, Perandoria Neo-Babilonase pati 4 sundimtarë të ndryshëm, ku i fundit ishte Nabonidi, që mbretëroi nga viti 556 deri në rënien e Babilonisë në vitin 539 P.E.S.

Nabonidi mbretëroi gjithsej 17 vjet, dhe mbahet mend për rivendosjen e traditave të lashta arkitektonike dhe kulturore të rajonit, duke fituar kështu pseudonimin “mbreti arkeolog” midis historianëve të ditëve të sotme. Sidoqoftë, ai ishte shumë antipatik për nënshtetasit e tij, sidomos për priftërinjtë e Mardukut, qëkur kishte shtypur kultin e Mardukut, Zotit mbrojtës të Babilonisë, në favor të Zotit të hënës Sin.

Kur ra Babilonia?

Ndërkohë, mbretëria e Persisë në lindje po rritej ndjeshem në fuqinë e saj, nën udhëheqjen e Kirit të Madh. Në vitin 549, medët u mposhtën nga persët, të cilët vazhduan më pas të pushtonin territoret përreth Babilonisë. Në fund, në vitin 539 P.E.S, vetë qyteti i Babilonisë u pushtua nga persët.

Rënia e Babilonisë, shënoi fundin e Perandorisë Neo-Babilonase. Ngjarja tejet e rëndësishme, është regjistruar nga një numër historianësh të lashtë, edhe pse për shkak të mospërputhjeve, është e vështirë të rindërtohen ngjarjet që ndodhën. Shkrimtarët grekë Herodoti dhe Kseonofoni, raportojnë se Babilonia ra pasi u rrethua.

Nga ana tjetër, Kir Cilindri dhe Kronika e Nabonidit (që është pjesë e kronikave babilonase) pohojnë se Babilonia u pushtua nga persët pa luftë. Për më tepër, Kir Cilindri e paraqet mbretin pers si të zgjedhur nga Marduk për të pushtuar Babiloninë.

Çfarë historie na tregon Profecia e Rënies së Babilonisë?

Së fundmi, rënia e Babilonisë është e rëndësishme për historinë biblike, sikurse është përmendur në një numër librash në Dhjatën e Vjetër. Në Librin e Isaisë, rrëfehet një tregim i ngjashëm me atë që gjendet tek Kir Cilindri. Në vend të Mardukut, ishte Perëndia i Izraelit ai që zgjodhi Kirin.

Pas rënies së Babilonisë, hebrenjtë, që kishin mërguar që nga nënshtrimi i tyre nga ana e  Nabukodonosorit II, u lejuan të riktheheshin në shtëpi.

Në një libër tjetër, Libri i Danielit, rënia e Babilonisë tashmë ishte profetizuar, se do të ndodhte gjatë sundimit të Nabukodonosorit II. Sipas këtij libri mbreti pa një natë një ëndërr, në të cilën iu shfaq një statujë me një kokë prej ari, gjinjtë dhe krahë argjendi, barkun dhe kofshët prej bronzi, dhe këmbët prej hekuri të përzier me argjilë.

Statuja u shkatërrua nga një shkëmb, i cili më pas u shndërrua në një mal që zuri mbushte tërë tokën. Interpretimi i ëndrrës së mbretit nga profeti Daniel, ishte se statuja përfaqësonte 4 mbretëri të njëpasnjëshme, e para prej të cilave ishte Perandoria Neo-Babilonase, dhe që të gjitha do të shkatërroheshin nga Mbretëria e Zotit./Bota.al

 

TË LIDHURA

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Next Post
Zbardhet letra/Socialistët i kërkojnë Ruçit përjashtimin e Berishës

Zbardhet letra/Socialistët i kërkojnë Ruçit përjashtimin e Berishës

Vullnetari i parë i përgjigjet thirrjes së Berishës: Do vij t’ju sharroj të gjithëve në Parlament

Vullnetari i parë i përgjigjet thirrjes së Berishës: Do vij t'ju sharroj të gjithëve në Parlament

Media izraelite jep alarmin: Diplomatët e shpallur “non grata” po përgatisnin atentat ndaj Netanyahut

Media izraelite jep alarmin: Diplomatët e shpallur “non grata” po përgatisnin atentat ndaj Netanyahut







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

by mirseda
21:47 | 03/02/2026
0

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar ashpër pas deklaratave publike të kryeministrit Edi...

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

20:05 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com