Messi ka shprehur pakënaqësi në drejtim të klubit të Barcelonës në lidhje me përforcimet që do të vijnë në skuadër. Sipas “Don Balon”, ylli argjentinas kërkoi një qendërmbrojtës tek Barça dhe priste një yll, që do ta ndihmonte skuadrën për të arritur qëllimin e madh: fitimin e Champions League pas katër vitesh.
Katalanasit kanë zgjedhur që të afrojnë Jeson Murillo, por duket se kjo zgjedhje nuk e bind Leon, pasi nuk i plotëson kërkesat e tij. Marcelino hoqi dorë nga kolumbiani dhe Valencia nuk vendosi pengesa për ta ndalur largimin e tij.
Pas një sezoni të mirë me Valencian, ku Murillo ishte protagonist i padiskutueshëm, këtë vit ka luajtur vetëm tre ndeshje, një në Kupën e Mbretit, një në kampionat dhe një në Champions League. Kolumbiani ishte alternative e fundit për të zënë rolin e qendërmbrojtësit.
Për këtë arsye Messi ka dyshime të shumta nëse Murillo mund ta ndihmojë Barcelonë-n. Paraqitjet e tij nuk sjellin optimizëm. Lajmi i mirë është se bëhet fjalë për një huazim pa detyrim blerje. Kështu që, nëse nuk bind, në qershor laroghet.