Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United, pas humbjes me Liverpool. Forma e dobët në këtë sezon e klubit dhe mosmarrëveshjet me disa lojtarë çuan në këtë vendim drastik. Por, trajneri portugez nuk do të mbetet pa punë edhe për shumë gjatë, pasi Florentino Perez e dëshiron rikthimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.
Ish-drejtori sportiv i Real Madrid, Predrag Mijatovic, ka thënë se presidenti i madrilenëve është i dashuruar në Mourinhon dhe nuk sheh trajner tjetër më të mirë.
“Nuk e di saktësisht mundësinë e rikthimit, por që unë them se ekziston mundësia e madhe që ai të rikthehet”, ka thënë Mijatovic.
“E them këtë pasi kam biseduar me Perezin, ndërsa ai e pëlqen shumë Mourinhon dhe çdo herë që përmendet një ndërrim i trajnerit, presidenti gjithmonë e thotë emrin e tij”, ka shtuar më tej ish-drejtori i Real Madridit.