Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Luli dhe Monika si freshistë të devotshëm

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Një parodi e madhe po ndodh. Ndërkohë që studentët, gjithnjë e më të shumtë në numër, po i braktisin sallat e Ramës, PD dhe LSI kanë vendosur t’i japin fund bojkotit të Kuvendit duke iu kthyer atij në sallë.

Dhe e bukura nuk përfundon këtu. Kulmi i ironisë është se ata pretendojnë se këtë “sakrificë” po e bëjnë për studentët. Në fakt protestuesit e dinë shumë mirë se çfarë duan.

Të martën, një vajzë në Universitetin Bujqësor e nxori blof show-n e përgatitur gjoja për dialog me Ramën. Në Vlorë, skena u përsërit në përmasa shumë më të mëdha. Studentët që ishin lënë jashtë, hynë në sallë vetëm për t’i thënë kryeministrit se nuk kanë nevojë të dëgjojnë monologët e tij nga 3- 4 orë në ditë. Ata e etiketuan atë si të padenjë për bashkëbisedim deri sa nuk plotësonte kërkesat më minimale.

Ata u larguan demonstrativisht, duke lënë pas imazhin e një Rame, çehrja e të cilit ngjante si në ditët e veta më të këqija.

Por ajo që po përvijohet nga bashkëbisedimi i Ramës me ata pak studentë të denjë që qëndrojnë në sallë, është edhe më e rëndë.

Ata po japin raste të një varfërie therëse. Ata po tregojnë shembuj të prindërve të tyre, që jo vetëm nuk kanë mundësi të paguajnë për shkollim, por që nuk kanë shans as të kurohen apo të zgjidhin hallet me këtë administratë. Ata po vënë theksin tek një padrejtësi që u heq çdo mundësi për të ardhmen.

Ata janë të ndërgjegjshëm se të gjitha këto janë në konflikt me realitetin virtual që do të krijojë kryeministri.

Prandaj, njëzëri ata bien dakord se me Edi Ramën dialogu është aq i kotë sa edhe i pamundur.

Po t’i shikosh bataretë verbale të opozitës, ato janë ku e ku më të rënda. Ajo, përpos shkatërrimit të arsimit, luksit që buron nga vjedhja, e akuzon kryeministrin edhe për lidhje me krimin, për drogën, për grabitjen e zgjedhjeve, për njëmijë e një mëkate të tjera.

Dhe kur bën këtë krahasim, në mendje të vjen një pyetje naive: Po pse të parët që ende nuk e kanë shpallur armik, i dalin Ramës nga salla, ndërsa të dytët e ndjekin si qengja nga pas ?

Përgjigjja është e thjeshtë.

Studentët janë të pastër, të çiltër, të pakalkuluar në zemërimin dhe mllefin e tyre. Ata nuk janë bërë endje pjesë e një sistemi që të ul kokën, prandaj sillen ashtu.

Ndërsa PS dhe LSI, e kanë hallin tek mandatet, tek pushteti i të qenit opozitë, tek përfitimet monetare që burojnë prej tij, tek ankthi i të lënurit të skenës bosh, tek gjera banale si rroga, dietat, pagesa e celularëve dhe karburanti.

Të qenit deputetë ata e shohin si status, si pjesë e kastës, si mundësi për të rikapur karrigen e kundërshtarit dhe aspak si ide apo si mision.

Prandaj ata po kthehen kokulur në parlament duke bërë rolin e atyre freshistave, me të cilët Rama po mbush sallat duke i paraqitur si kundërshtarë fals.

Me rikthimin në parlament, edhe Luli edhe Monika, po kryejnë aktin suprem të një opozite false.

Le ta bëjnë, ndoshta është e kotë t’u kërkosh më shumë. Ndoshta është e tepërt të pretendosh të dalin nga guaska ku janë mësuar.

Le të hyjnë.

Por të paktën të na kursejnë ne të tjerëve skenat heroike se po sakrifikohen për studentët.

Le të futen me kokën ulur dhe sytë përmbys, duke mos u tallur me ata që po e refuzojnë me këmbëngulje bashkëbisedimin me Ramën./Lapsi.al/

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Njeriu i momentit te Liverpool, klubi publikon videon emocionuese të Shaqirit

Njeriu i momentit te Liverpool, klubi publikon videon emocionuese të Shaqirit

Ja si u infiltruan në protestë militantët e FRESSH, FRPD dhe LRI

Ja si u infiltruan në protestë militantët e FRESSH, FRPD dhe LRI

Shqipëria shpall non grata dy diplomatë iranianë, gazetari izraelit zbardh motivet

Shqipëria shpall non grata dy diplomatë iranianë, gazetari izraelit zbardh motivet







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com