Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Greke (HNDGS), Evangelos Apostolakis ka folur në lidhje me tensionin mes Turqisë dhe Greqisë. Ai u shpreh se përparësia ishte për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe ushtria do të vepronte nëse do të ishin të detyruar.
“Nëse ata [turqit] ngjiten në një ishull shkëmbor, ne do ta rrafshonim atë. Dhe kjo është një vijë e kuqe, e cila pranohet nga qeveria”, paralajmëroi Apostolakis gjatë një prononcimi për mediat.
Duke iu përgjigjur pyetjeve nga reporterët që mbulonin Pentagonin, kreu i forcave të armatosura greke bëri të qartë se ndonëse përparësia kryesore për të gjithë, duke përfshirë SHBA, ishte të nxiste paqen dhe sigurinë në rajon, ushtria greke nuk do të ngurronte t’i përgjigjej me zjarr nëse ushtria turke shkon në një nga ishujt shkëmbor në Detin Egje.
Ndërkohë, shefi i HNDGS theksoi se “SHBA po kërkon mënyra për të siguruar ekuilibrin në rajon. Greqia po vepronte si një urë lidhëse me Izraelin dhe Egjiptin”, tha ai.
“Nëse duam të luftojmë, nuk do ti kërkojmë askujt të bashkohet me ne. Përpjekja jonë përqendrohet në moskalimin e asaj shkalle”, tha ai, duke shtuar se Greqia, SHBA-ja dhe BE-ja po përpiqen të sigurojnë që turqit të mos e kalojnë këtë linjë. TIRANA TODAY