Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

‘Dorëzohet’ Trump: Mbyllja e qeverisë mund të shmanget

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Franca kërcënon Amerikën: Evropa do të ngrihet kundër Trumpit

Presidenti i SHBA Donald Trump duket se po heq dorë nga kërcënimi për të detyruar një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha se ka “mënyra të tjera” për të siguruar 5 miliardë dollarë për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor të SHBA, që është fokusi i mosmarrëveshjeve.

“Në fund të ditës, ne nuk duam të mbyllim qeverinë,” tha zonja Sanders për Fox News. “Ne duam të mbyllim kufirin për të mos lejuar imigracionin e paligjshëm”.

Por demokratët menjëherë e hodhën poshtë ofertën, duke i lënë të dyja palët pa një zgjidhje, ndërkohë që qindra mijëra punonjës të qeverisë janë në pritje për të mësuar nëse do të dërgohen në shtëpi pa u paguar në prag të Krishtlindjeve.

Zonja Sanders përmendi legjislacionin ekzistues, sidomos projektligjin e Senatit për financimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, i cili parashikon 26 miliardë dollarë shpenzime, duke përfshirë 1.6 miliardë për barrierat kufitare.

Ajo tha se ky projektligj është “diçka që ne mund ta mbështesim” për sa kohë që i bashkëngjitet propozimeve të tjera financiare për mbrojtjen dhe sigurinë kufitare.

Para komenteve të zonjës Sanders, Shtëpia e Bardhë kishte dhënë pak shenja përparimi për zgjidhjen e situatës së bllokuar mbi shpenzimet buxhetore, gjë që mund të shkaktonte një mbyllje të pjesshme të qeverisë në mesnatën e së premtes.

Në qendër të mosmarrëveshjes është këmbëngulja e Presidentit Trump që Kongresi të miratojë 5 miliardë dollarë shpenzime për murin e propozuar prej tij përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Demokratët dhe disa republikanë e kundërshtojnë planin, ndërsa udhëheqësit demokratë kanë ofruar 1.3 miliardë dollarë për financime të tjera për sigurinë kufitare.

Zoti Trump përdori Twitterin të hënën për të sulmuar demokratët pasi të dy palët nuk mundën t’i afrojnë pozicionet e tyre.

Megjithatë, për të shmangur një mbyllje të agjencive qeveritare të premten, demokratët dhe republikanët mund të arrijnë një marrëveshje rreth një plani shpenzimesh për të financuar operacionet e qeverisë deri në fund të këtij viti dhe për disa muaj të vitit 2019, trasmeton voa.

Shpenzimet për tre të katërtat e agjencive qeveritare tashmë janë miratuar deri në shtatorin e ardhshëm, por faturat e mbetura përfshijnë fondet për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Territorit për vitin 2019.

TË LIDHURA

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë
Bota

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

21:36 | 24/12/2025
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në Itali
Rajoni

Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në Itali

20:27 | 24/12/2025
Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga
Bota

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

19:35 | 24/12/2025
Next Post
Deputeti i CDU-së mbështet opozitën: Shqipërisë i duhet Vettingu në politikë

Deputeti i CDU-së mbështet opozitën: Shqipërisë i duhet Vettingu në politikë

Njihuni me temperaturat për sot

Njihuni me temperaturat për sot

“Rama nuk je i mirëpritur”/ Protesta dhe tryeza studentore

"Rama nuk je i mirëpritur"/ Protesta dhe tryeza studentore







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

by mirseda
23:11 | 24/12/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me...

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

22:52 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

21:36 | 24/12/2025
“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

21:26 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com