Asgjë nuk po funksiononte te Manchester United, lojtarët nuk po jepnin maksimumin dhe drejtuesit e klubit vendosin të shkarkojnë trajnerin, Jose Mourinho. Portugezi nuk i ka mbijetuar as këtë herë mallkimit të sezonit të tij të tretë.
Pas disa muajsh spekulime klubi Anglez njoftoi këtë mëngjes se nuk do të vazhdojë në detyrë si trajner kreu i ‘Djajve të Kuq’. Mesa duket ish-trajneri ka qenë i vetëdijshëm se ka qenë në rrezik që në shtator ku në një deklaratë për “La Repubblica” është shprehur se “Ata thonë se unë jam në rrezik, por unë nuk mendoj kështu, nuk keni asnjë ide sa para do të duhet të më paguajnë nëse ata më pushojnë “,tha ai.
Sipas informatave të publikuara në javët e fundit, marrëveshja e Mourinhos do të arrijë në 26 milionë euro. Mourinho tashmë pretendoi dy kompensime të majme që nga dalja e tij në Chelsea në vitin 2007 dhe u pagua 25.7 milionë euro, ndërsa në vitin 2015 (ai u shkarkua tre muaj dhe një ditë më parë se sot) kompensimi ishte 11,4 milionë. Ndërsa tani pretendon se United ka për ti paguar 26 milionë euro.