Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Paris, Budapest, Tiranë: Po proteston gjysma e Evropës?

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Paris, Budapest, Tiranë: Po proteston gjysma e Evropës?

Në Hungari njerëzit dalin në rrugë kundër një ligji, në Shqipëri kundër tarifave të larta studentore, në Serbi kundër dhunës së shtetit. Në Gjermani ka pasur protesta të para të ‘jelekëve të verdhë’. Quo Vadis Europë?

Nëse sheh vetëm fotot, mund të mendosh, se deti i dritave të Budapestit është spektakël soditës për Krishtlindje. Por njerëzit që të dielën në mbrëmje u mblodhën në kryeqytetin hungarez nuk mbajnë qirinj, por telefonë në duart e tyre – dhe mesazhi i tyre nuk është fetar, por politik. Ata kërkojnë që Kryeministri Viktor Orban të tërheqë ligjin, sipas të cilit kërkohet që punëdhënësit të mund të kërkojnë deri në 400 orë pune shtesë jashtë orarit nga punëtorët e tyre.

Që nga votimi parlamentar të mërkurën e kaluar, gjithnjë e më shumë njerëz po mobilizohen kundër këtij “ligji të skllevërve”, siç u quajt ai, madje ka pasur trazira të dhunshme. Të dielën, protestat ishin të qeta në fillim, më vonë policia përdori përsëri gaz lotsjellës. Me 10,000, ndoshta 15,000 pjesëmarrës, ky ishte kulmi i një valë proteste që nuk ka ndodhur në Hungari gjatë mandatit tetëvjeçar të Orbanit. Edhe në Francë protesta e sapo e ‚jelekëve të verdhë‘ erdhi pas një shpalljes së një ligji. A po ndodh tani në rrugët evropiane “ngrohja globale” e klimës politike?

Hungaria: “Largohu Orban”

Shumë demonstrues shprehën nëpërmjet thirrjeve të tyre se ata janë nuk e mbështesin jo vetëm  ligjin e orarëve shtesë së punës, por as politikën sociale të Kryeministrit të tyre. Nën udhëheqjen e Viktor Orban, punëtorët humbën gjithnjë e më shumë të drejta, ndërkohë që pozicioni i sipërmarrësve u forcua edhe më tej. Gjithashtu ka pakënaqësi me veprimet e Orban kundër të pastrehëve dhe emigrantëve dhe operacionin e tij të shpëtimit për ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i cili është dënuar me burg në vendin e tij.

Serbia: kundër pushtetit shtetëror

Në Beograd në kryeqytetin e Serbisë, në këtë fundjavë mijëra vetë dolën sërish në rrugë. Shumë prej tyre e shprehën zemërimin ndaj qeverisë me bilbila si në protestat masive kundër regjimit të Millosheviçit në vitet 1990. Shkaktari për protestat aktuale ishte një sulm brutal ndaj një lideri të së majtës serbe, Borko Stefanoviç. Njerëzit me këmisha të zeza e kishin rrahur politikanin në fund të nëntorit në qytetin jugor të Krushevcit me një shufër metalike të hekurt dhe e kishin plagosur rëndë. Presidenti Vuçiç e dënoi sulmin dhe autorët e krimit u kapën. Por opozita vazhdon të fajësojë retorikën e mprehtë të Vuçiçit për një klimë dhune në vend.

Shqipëri: Më shumë se sa taksat e larta të shkollimit

Në Shqipëri, që nga fillimi i muajit studentët po protestojnë për uljen e tarifave të shkollimit. Në universitetet shtetërore, tarifat variojnë nga 160 dhe 2560 euro, të ardhurat mesatare në vendin e varfër ballkanik janë vetëm 350 euro. Megjithatë, demonstruesit në kryeqytetin e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të vendit gjithnjë e më shumë po shtojnë kritikat edhe ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera, me bllokimin e rrugëve ata tërhoqën vëmendjen për varfërinë e përhapur në vend dhe çmimet e larta të benzinës.

Francë: Si do të vazhdojnë më tej “jelekët e verdhë”?

Bllokimi i rrugëve për shkak të çmimeve të larta të benzinës kishte filluar disa javë më parë në Francë, protesta e “Gilets Jaunes”. Protesta gjithnjë e më masive, mbarëkombëtare, pas koncesioneve të presidentit Emmanuel Macron dhe sulmit në Strasburg e ka humbur pak vrullin. Nivelet e protestave në Paris fundjavën e kaluar ishin shumë prapa atyre të javëve të mëparshme. Dimensionet e protestave në Paris javën e kaluar ishin larg atyre të javëve të mëparshme.

Protesta në Paris

Programi emergjent prej miliarda dollarësh, i cili ndër të tjera, parashikon një rritje të pagës minimale me 100 euro, në vitin 2019 e vë Francën në vështirësi buxhetore, Parisi ka gjasa të bëjë më shumë borxhe sesa e parashikon Pakti i Stabilitetit të Euros. Objektivi i tyre origjinal heqja dorë nga rritja e eko-taksave në lëndët djegëse fosile, është arritur nga “jelekët e verdhë”. Sidoqoftë, lëvizja në pak javët e ekzistencës së saj, ka dhënë një dinamizëm të jashtëzakonshëm dhe në një farë mënyre është rritur fuqishëm në drejtime të ndryshme politike. Por kjo rritje e shpejtë mund ta dëmtojë lëvizjen, nëse qëllimet e palëve ndryshojnë aq shumë sa që nuk mund të bien dakord për një agjendë të përbashkët./Burimi:DW

 

TË LIDHURA

Përplasja e motoskafit të emigrantëve me Rojen Bregdetare në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave!
Rajoni

Përplasja e motoskafit të emigrantëve me Rojen Bregdetare në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave!

10:10 | 04/02/2026
Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë
Bota

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë

09:24 | 04/02/2026
Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Next Post
Taksa ndaj produkteve serbe, Haradinaj i prerë: Nuk do hiqet

Taksa ndaj produkteve serbe, Haradinaj i prerë: Nuk do hiqet

Shtirej si agjent i CIA-s, gruaja zbulon se i shoqi ka tre gra të tjera dhe 13 fëmijë

Shtirej si agjent i CIA-s, gruaja zbulon se i shoqi ka tre gra të tjera dhe 13 fëmijë

Bebe Rexha i bën një dedikimin nënës: Nuk është lehtë të rritësh fëmijë

Bebe Rexha i bën një dedikimin nënës: Nuk është lehtë të rritësh fëmijë







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Jepnin fajde duke përfituar shuma të mëdha parash, Prokuroria Korçë mbyll hetimet, në gjyq 3 persona
Aktualitet

Jepnin fajde duke përfituar shuma të mëdha parash, Prokuroria Korçë mbyll hetimet, në gjyq 3 persona

by mirseda
11:18 | 04/02/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në...

Përshkallëzohet protesta për resortin në Rrjoll ,Përplasje me policinë, banori humbet ndjenjat

Përshkallëzohet protesta për resortin në Rrjoll ,Përplasje me policinë, banori humbet ndjenjat

11:15 | 04/02/2026
Akuzohet në Itali si pjesëtar i organizatës kriminale që trafikonin lëndë narkotike, arrestohet

Akuzohet në Itali si pjesëtar i organizatës kriminale që trafikonin lëndë narkotike, arrestohet

10:52 | 04/02/2026
Përplasja e motoskafit të emigrantëve me Rojen Bregdetare në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave!

Përplasja e motoskafit të emigrantëve me Rojen Bregdetare në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave!

10:10 | 04/02/2026
Rreth 5 vite burg për dy shqiptarët në Angli/ Grabitën disa banesa në zonën e Birminghamit

Rreth 5 vite burg për dy shqiptarët në Angli/ Grabitën disa banesa në zonën e Birminghamit

10:03 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com