Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, i ka ofruar dorëheqjen e tij presidentit Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministres Ana Brnabiç.
Mediat serbe hedhin dyshime se ky akt vjen pasi ishte urdhëruar të mos prangoste përkrahësit e Dragan Djilas, dhe Boshko Obradoviç.
Mediat në Beograd po ashtu shkruajnë se “ata hynë në stacionin policor në Luçan, dhe se keqtrajtuan dhe ofenduan policinë”. Po të njëjtat burime konfirmojnë se është duke u zhvilluar një takim i kreut të lartë të partisë SNS të Vuçiq, e cila po shqyrton situatën në Luçan dhe dorëheqjen e Stefanoviq.