Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gabimet e popullit sovran, a kanë gjithmonë të drejtë masat

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Gabimet e popullit sovran, a kanë gjithmonë të drejtë masat

Nga Bernard Guetta “Internazionale”/ Populli është sovran. Ky është rregulli mbi të cilin bazohet demokracia, regjimi i papërsosur dhe i diskutueshëm, por njëherazi regjimi pafundësisht më i mirë se sa monarkia, oligarkia dhe diktatura ushtarake. Sovraniteti popullor është i shenjtë, por kjo s’do të thotë që populli ka gjithnjë të drejtë.

Për shembull, mund të themi që populli amerikan nuk tregoi një largpamësi të madhe, kur çoi në Shtëpinë e Bardhë Donald Trumpin. Sot shohim se edhe populli britanik ka bërë një gabim, duke vepruar kundër interesit të tij, kur vendosi në shumicë të largohet nga Bashkimi Evropian. Britanikët i besuan gënjeshtrave të së djathtës ekstreme, mike e Marin Lë Pen, Viktor Orban, Donald Trump dhe Mateo Salvinit, dhe premtimit se pas Brexit do të bëhen më të pasur, më të lumtur dhe të lire, për të vendosur politikën e tyre.

Ishte një mesazh i thjeshtë dhe tejet joshës. Por në fund u bë e qartë se Britania e Madhe, do të duhet të zgjedhe midis dy të këqijave:të dalë nga tregu i përbashkët, dhe të paguajë çmimin për këtë, ose t’i nënshtrohet rregullave dhe vendimeve të BE-së, mbi të cilat nuk do të ketë më asnjë ndikim pas largimit nga klubi evropian.

Dhe këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu si në vende të tjera, shumë politikanë, ekonomistë, gazetarë dhe njerëz me përvojë, e kishin parashikuar që herët këtë gjë. Duhet të jesh realisht i verbër, që të mos vësh re faktet.

E megjithatë popullit nuk i vuri re, pasi ishte tepër joshëse të besohej në të ardhmen e ndritshme të Brexit, në këmbim të një Britanie të Madhe vetmitare dhe krenare, ashtu siç ka qenë deri në Luftën e Parë Botërore, kur ishte njëra prej dy superfuqive të botës së bashku me Francën.

Nostalgjia e së kaluarës preku edhe Francën, ku populli po gabon sërish. Zemërimi i shfaqur nga jelekët e verdhë, i ndarë nga shumë francezë që mbështesin protestat, është tërësisht i bazuar. Ajo është një ndjenjë legjitime, pasi në fakt pabarazia ekonomike është rritur shumë në këtë vend pas viteve 1980, kur triumfoi neoliberalizmi.

Ndërsa reduktimi i distancave dhe i lëvizjes së lirë të kapitalit, i ka lejuar kompanitë e mëdha të zhvendosin prodhimin, dhe t’u imponojnë shteteve kushtet e tyre (në këtë kuptim është e padurueshme të duhet të ulësh taksat për të pasurit, dhe jo pse është e drejtë, por për shkak

se ata përndryshe mund të ikin nga vendi, duke marrë me vete pasuritë e tyre).

Sot paraja është sërish sovrane. Kjo është e padrejtë, moralisht e papranueshme dhe e rrezikshme për shoqërinë, pasi pikërisht në këtë mënyrë ne arrijmë befas tek revolucioni, me të gjithë pasojat që sjell dhuna. Por njëherazi, fryma që ndihet mes barrikadave, është po aq e rreme.

Populli francez e ka gabim, sepse një vend nuk mund të ndryshojë i vetëm raportet e forcave që janë krijuar në 5 kontinente, pas shpërthimit të komunizmit dhe revolucionit konservator të Margaret Theçër dhe dhe Ronald Regan. Nëse tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin në Francë, do të rikthehen të jenë në nivelet e dikurshme, dhe rishpërndarja do të mbetet në nivelin aktual tek vendet me të cilat Franca bën tregti, vendi do të prekej shpejt nga mungesa e investimeve dhe largimi i kapitalit, mbi të cilat nuk mund të rivendoset dot kontroll, pa e rrënuar vetveten (autarkia ka gjithmonë efekte vdekjeprurëse).

Populli francez po gabon, pasi asnjë qeveri – edhe në qoftë se përbëhet nga elementët më ekstremistë në mesin e jelekëve të verdhë – nuk mund të zhdukë brenda një dite, 4 dekadat e pabararazisë së rritur, përveç mijëra viteve varfëri, që është një nga padrejtësitë kryesore.

Populli francez e ka gabim, pasi s’mund të kërkojë ulje të taksave dhe kontributeve shoqërore, dhe në të njëjtën kohë rritjen e pagave dhe investimeve publike. Francëzët e kanë gabim, pasi përkëdhelin idenë e një revolucioni si ai 1789-ës, dhe harrojnë se heqja e privilegjeve të aristokracisë u pagua me gjak, dhe me një shekull destabiliteti kronik.

Populli francez e ka gabim, sepse rivendosja e një marrëdhënie më të balancuar midis punëtorëve dhe sipërmarrësve, nuk arrihet duke bllokuaar rrugët dhe paralizuar Emanuel Makronin. Zgjidhja është tërësisht e ndryshme:të krijojmë një fuqi publike europiane, të aftë për të imponuar rregulla të reja fiskale, sociale dhe mjedisore mbi kapitalin, e cila të mos mundë më të injorojë një treg prej 500 milionë njerëzish.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Zëvendësuesi që shënon dy gola, Klopp ‘çmendet’ nga Shaqiri: Më çoi në hënë

Zëvendësuesi që shënon dy gola, Klopp ‘çmendet’ nga Shaqiri: Më çoi në hënë

Flet heroi i Liverpool, Shaqiri: Është e mrekullueshme, ditë më të bukura na presin

Flet heroi i Liverpool, Shaqiri: Është e mrekullueshme, ditë më të bukura na presin

KUSHTI/ Përse do i niste PD protestat? Përgjigjet deputeti demokrat

Boçi, mesazh kritikëve të PD-së: Kanë zgjedhur të ngrohen në diellin e rrezeve të qeverisë







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com