Katër muaj pas shembjen së urës Morandi, ku humbën jetën 43 persona mes tyre edhe dy shqiptarët, familjarët e viktimave kanë zhvilluar homazhe në urë.
Në orën 11.36 pikërisht në momentin kur ndodhi tragjedia, nën tingujt e sirenave të anijeve dhe kambanave të kishave qytetarët e Xhenovës kanë zbritur në heshtje dhe kanë shkuar në vendin ku ndodhen rrënojat e urës.
“Ne jemi për respekt ndaj viktimave. Ne nuk jemi me ta 14 të çdo muaji, por gjithmonë”, tha Giusy Moretti, zëdhënësja e komunitetit.
Gjatë homazheve, u ngrit edhe një flamuri i Shqipërisë, për të kujtuar dy viktimat shqiptare, Edi Bokrina, 28 vjeç dhe Marius Djerri, 22 vjeç.