Interi nuk mundi kualifikohej më tej në Champions League të shkonte pavarësisht barazimit 1-1 me PSV-në në “San Siro” mbrëmjen e djeshme.
Pas vërshëllimës së gjyqtarit, bashkëshortja e Mauro Ikardit dhe djali Valentino nuk i kanë përmbajtur emocionet duke shpërthyer në lot.
I dëshpëruar ka qenë normalisht edhe vetë Ikardi i cili pas ndeshjes deklaroi se iu mungoi fati.
Ai u shpreh: Sigurisht, na erdhi shumë inat që u eliminuam kështu. Donim të kalonim fazën. Totenhemi barazoi në krahun tjetër, ne duhet të fitonim. Na mungoi edhe fati, sepse në sulm krijuam raste, por nuk arritëm të shënonim. Meritonim 1/8-at, pasi treguam se mund të përballemi me këdo. Një mëkat i vërtetë”.