Mbrëmjen e së shtunës, në “The Theater” të “Madison Square Garden”-it të Nju Jorkut, Teofimo Lopez ka shembur me fytyrë në tokë kundërshtarin e tij. Ai është cilësuar si autori i “Knock Out”-it të vitit, në duelin me Mason Menard. Atë e arriti në mënyrën më të shpejtë të mundshme, duke shpenzuar vetëm 44 sekonda në ring.
Ishte raundi i parë i sfidës, kur Lopez shfaqi të gjithë agresivitetin e tij ndaj Menard, e pas një gjuajtjeje me të djathtën e hodhi atë në “Knock Out”. Menard u shemb me fytyrë në tokë.
Fitorja ishte e Lopezit, që e festoi ashtu siç di ai, duke bërë akrobaci në ajër, ndërkohë që vazhdon të ruajë pathyeshmërinë e tij, duke e çuar bilancin në 11 fitore, 9 nga të cilat me “Knock Out”, dhe asnjë humbje.