Rusia do të ndërtojë raketa të ndaluara sipas një marrëveshjeje të Luftës së Ftohtë nëse SHBA do të dalë nga pakti.
Kështu ka paralajmëruar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Komentet e tij pasojnë akuzën e NATO-s të martën se Rusia ka thyer tashmë Traktatin e Ndërmjetëm të Forcave Bërthamore.
I nënshkruar në 1987-ën nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, ky traktat ndalon përdorimin nga të dyja vendet të raketave balistike tokësore me rreze të mesme veprimi. Por, Putin tha se akuza është një pretekst i SHBA-së që të lërë paktin.
Duke komentuar për një televizion, lideri rus tha se shumë vende të tjera ka zhvilluar armë të ndaluara nën traktati e INF.
“Tani duket se partnerët tanë amerikanë besojnë se situata ka ndryshuar kaq shumë saqë ata duhet po ashtu të kenë një armë të tillë. Cila është përgjigja jonë? E thjeshtë, në këtë rast edhe ne bëjmë të njëjtën gjë”, tha Putin.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë më parë se vendi do të linte traktatin për shkak të veprimeve ruse. Analistët thonë se Rusia i sheh armët si një alternativë më të lirë ndaj forcave konvencionale./ TIRANA TODAY