Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shqiptarja bën me fëmijë një fshat të Serbisë

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Shqiptarja bën me fëmijë një fshat të Serbisë

Nga Ojkovica e Epërme te Shtitkova, largësia është 13 kilometra. Në këtë pjesë të Nova Varoshit të ngufatur nga varfëria, janë vetëm tre fëmijë. Të gjithë në shtëpinë e Timotijeviqëve dhe të gjithë nga një nënë – shqiptare. Është martuar në këtë vend duke e ndërruar bregdetin e vet të rrafshët me këto kodrina të largëta në atdhe të huaj.

Zoge Lajthia e ka emrin, ndërsa e thërrasin Zorica (Agime). Të afërmit e burrit të saj janë shumë falënderues për nusen që djali s’u mbeti i pamartuar dhe që u solli pasardhës, transmeton Koha.net.

“Unë e kam zemrën mal, por më dhemb shpirti kur shoh se pak më larg nuk ka më fëmijë. Kur flasin për mua, nuk thonë “ai që u martua me shqiptaren”, por ai që ka fëmijë, dhe e theksojnë – tre. Sikur të kem nuk e di çfarë mrekullie e jo fëmijë. Pikëllimi është më i madh kur të njohin vetëm me faktin se je baba, pasi që në gjithë anën tonë nuk ke ku të shkosh për gëzim, pasi që pas një kohe të gjatë jam i pari në shtëpinë e të cilit u dëgjua vaji fëmijës, pasi edhe një kohë të gjatë do të mbetem i fundit që e ka përkundur djepin”, thotë për gazetën “blic” Radosav Timotijeviq, bashkëshort i Zogës – Zoricës.

I biri i tyre më i madh, Bojani, është katër vjeçar. Nuk ka shok dhe nuk do të ketë derisa të shkojë në shkollë. Vëllai i tij Dobrivoje sapo i ka mbushur dy vjet e motra e tyre Jovana i ka gjashtë muaj.

Radosavi nuk deshi të mbetet përgjithmonë beqar dhe vendosi të martohej. Kishte vajza që donin të shkonin me të, por asnjëra nuk donte të shkonte në fshat. Nuk donin opinga, qëndrimi në stallë për to ishte i gërditshëm, donin të mbeteshin qytetare jo katundare. Nuk i kanë mbetur merak Timotijeviqit, sepse asnjëra nuk do të ishte siç është Zoga e duke e ditur se ç’lodhje sjellin punët në fshat, kuptohet pse femrat duan të qëndrojnë vetëm në qytet dhe ai iu jep të drejtë atyre.

“Shkova në Çaçak. U njoha me një shqiptare, ajo ma tregoi foton e motrës së vet. I thashë, po dua… Shkova në Shqipëri, e fejova Zogën, 12 vjet më e re nga unë. Pranoi… Gëzim i madh kur e dërgova në shtëpi, nëna Jela dhe babai Slobodan kërcyen nga lumturia e gëzimi. Zoga ua hoqi gurin e madh nga zemra e gëzimi u bë edhe më i madh kur nisi lindja e fëmijëve”, tregon Radosavi.

Bashkëshortja e tij më së vështiri e kishte me gjuhën, klimën malore dhe terrenin . Për këto vite, thotë Radosavi, Zoga serbishten e mësoi për notën pesë.

“Poshtë tek unë ka rrafshina e këtu kodër më kodër. Kam jetuar pranë detit, ku nuk ka dimër e këtu borë bie deri në shokë. S’e kam problem fshatin, sepse në fshat jam rritur. Kushtet e jetesës nuk m’u dukën të rënda, mjerim atje, mjerim këtu”, thotë nëna e tre fëmijëve.

Zoga mjel lopët, bën djathë, kos, përgatit, pastron, punon barabar me burrin në ara. Ndryshe në fshat edhe nuk bën, sidomos nëse familja jeton nga bujqësia. Veç këtyre, ajo kujdeset edhe për familje.

“Ta shohësh Zoricën time kur i mbreh qetë dhe barabar me mua pret e ngarkon dru, pastron rrugën. Në dimrin e shkuar na u sëmur djali i madh dhe deri te rruga janë 2.5 kilometra. E barta pak dhe u ndala të pushoj, ajo e mori në krahë. I bërtita: “Mos, je shtatzënë, nuk guxon”. Ajo nuk më dëgjoi. Më shpejt ecte ajo me djalë në krahë sesa unë”, e lavdëroj bashkëshorten e Timotijeviq.

“Nuk është vetëm për skamja. Do të punonim natë e ditë për t’i ushqyer fëmijët, do ta ndanim edhe kafshatën e bukës nga goja, por është diçka tjetër. Shkolla më e afërt nga këtu është 7 kilometra, gjysma e rrugës nëpër mal. Fëmijët shpejt do të na rriten për shkollë, e duhet pritur e përcjell një nga një. E kush do të merret pastaj me të katërtin e të pestin”, ankohet Radosavi.

Ai flet edhe më shumë për bashkëshorten, për jetën e vështirë në fshat.

Për të gjitha ka përgjigje, jo vetëm për njërën: A do të shkonte Zoga në Ojkovicën e Epërme sikur ta dinte se ku po shkonte?/ Express

TË LIDHURA

“Nuk mundem të duroj më!”| Zbardhet emaili që Andrew i shkroi Epstein-it
Bota

“Nuk mundem të duroj më!”| Zbardhet emaili që Andrew i shkroi Epstein-it

12:40 | 13/11/2025
Alarm në Korenë e Jugut, zbulohen 28 kilogramë drogë e ‘maskuar’ si çaj kinez
Bota

Alarm në Korenë e Jugut, zbulohen 28 kilogramë drogë e ‘maskuar’ si çaj kinez

10:18 | 13/11/2025
Europa mobilizohet kundër dronëve, si teknologjia e re po ndryshon “lojën” e mbrojtjes
Bota

Europa mobilizohet kundër dronëve, si teknologjia e re po ndryshon “lojën” e mbrojtjes

09:26 | 13/11/2025
Next Post
Eranda Libohova: Njeriu i zemrës iku në Amerikë, si e përjetova

Eranda Libohova: Njeriu i zemrës iku në Amerikë, si e përjetova

Debati Braçe-Ahmetaj për mostatimin e pagave, ndërhyn Rama

Debati Braçe-Ahmetaj për mostatimin e pagave, ndërhyn Rama

Protesta në Shkozë, sqaron IKMT: Shembjet të bazuara në ligj

Protesta në Shkozë, sqaron IKMT: Shembjet të bazuara në ligj







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

LAJMI I FUNDIT/ Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

by mirseda
13:52 | 13/11/2025
0

Ish drejti i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb...

Sala takon homologun italian: Bashkëpunim për Rrjetin  Kombëtar Onkologjik dhe Institutin e Tumoreve

Sala takon homologun italian: Bashkëpunim për Rrjetin Kombëtar Onkologjik dhe Institutin e Tumoreve

13:45 | 13/11/2025
Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë

Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë

13:25 | 13/11/2025
Vengu me homologun italian: Marrëveshje e re për forcimin e partneritetit në siguri

Vengu me homologun italian: Marrëveshje e re për forcimin e partneritetit në siguri

13:13 | 13/11/2025
Balluku takohet me Pichetto Fratin: Linja nënujore Shqipëri-Itali, kapitull i ri

Balluku takohet me Pichetto Fratin: Linja nënujore Shqipëri-Itali, kapitull i ri

12:59 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com