Nuk është ende në formën e tij më të mirë, por është i pazëvendësueshëm për Interi në fushë. Radja Nainggolan është një nga pikat kyçe të skuadrës së Spallettit. Por ai është një prej lojtarëve më të diskutuar tek Interi për ndonjë gabim që ai ka bërë jashtë fushe.
Në një intervistë të dhënë për France Football, belgu ka treguar disa fragmente nga fëmijëria e tij e vështirë dhe fillimet e karrierës.
“Mund të them se jam një person normal. Nuk jam një ‘bad boy’ si shumë më etiketojnë. Nuk mendoj si futbollist apo si personazh publik. Mund të eci pa problem në lagjet më të këqija dhe mund ta jetoj jetën time normalisht.
Mund të pranoj favore që i bëhen lojtarëve, por nuk do të thotë se i kërkoj. Bëj pazar në supermarket, mund të pi ndonjë gotë apo mund të pi edhe ndonjë cigare.”
Edhe një futbollist mund të pijë një cigare, edhe pse bën një pune jo normale. Të fshihesh për diçka do të thotë se ke gjëra të tjera që i fsheh akoma. Unë nuk sillem kështu. Nuk fsheh gjë.”
Një kapitull edhe për fëmijërinë e vështirë të tij: “Jam shumë krenar për origjinën time edhe pse në jetë nuk e kam pasur aspak të lehtë edhe për shkak të babait tim. I kam dhënë një shans të dytë në udhëtimin tim në Indonezi por gjërat nuk shkuan shumë mirë.
Si indonezian unë nuk kam shumë, por për këtë fakt nuk e mohoj origjinën time. Ndihem edhe nga Anversa, por si futbollist ndihem totalisht italian nga ana e lojtarit e nga ana tekniko-taktike.”
Radja më pas zbulon edhe konsideratën që ka për vete si futbollist: “Kam shumë kualitete, por jo prej jashtëtokësori. Asnjë të jashtëzakonshme. Por di të them që për shokët e mi kam dhënë dhe jap gjithmonë maksimumin.”
Në fund ai flet edhe për familjen e tij: “Në kohët e para në Piacenza fitoja 1000 euro në muaj. Minimumi, por jo për mua dhe familjen time. Kërkoj që ti jap një nivel sa më të mirë jete familjes time.
Frymëzohem gjithmonë nga mamaja ime që më vdiq para disa vitesh. Ka qenë personi më i rëndësishëm i jetës time. Nuk kishte shumë, por më dha gjithçka duke bërë shumë sakrifica.
Tani kam një lidhje të fortë me motrën time binjake. Ajo është homoseksuale, por është e lumtur. Mua kjo me mjafton. Unë si person i pranoj të gjitha, është mënyra ime e të parit të gjërave.”