Ambasada Amerikane në Beograd ka publikuar një moment idilik për Ballkanin e fërkimeve nacionaliste, ku një student serb, pasi diplomohet nga Akademia e Forcave Ajrore të SHBA në Gjermani, takohet e përshëndetet me një kolege kroate, pra që të dy pilotë.
“Urime për kapitenin Sebek! Nxënësi i parë nga Serbia, i cili mori pjesë në Akademinë Aeronautike Ndër-Europiane të Akademisë @usairforce në Gjermani dhe me sukses u diplomua me 19 kolegë të tjerë nga 14 vende. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj e vlerësojnë partneritetin e Serbisë në fushën e sigurisë. Ne jemi më të fortë së bashku!”, Thuhet në një shënim urimi në Twitter-in të Ambasadës së SHBA në Serbi.
Nga NATO ky moment është vlerësuar si një Top Gun ballkanik.
Siç dihet, serbët e kroatët trashëgojnë raporte konfliktuoze mes tyre, të cilët herë qetësohet e herë acarohen, sipas zhvillimeve. Rrënjët e armiqësisë së tyre gjenden në historinë e vonshme më shumë se të hershme, në Luftën e Dytë Botërore.