Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës në 100% për mallrat e importuara nga Serbia, vijnë reagimet e para.
Gazeta serbe Blic.rs e konsideron vendimin një hakmarrje të turpshme, teksa vendimi u mor pasi Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Në lajmin e publikuar në këtë website, ky vendim konsiderohet nga gazeta serbe si një ‘hakmarrje e turpshme’.
Në mbledhjen e Qeverisë, sot ministri i Tregtisë, Endrit Shala, propozoi që Serbisë t’i rritet taksa, e cila deri më tani ishte 10 për qind. Ky propozim u miratua pas një votimi nga qeveria e Kosovës. Kujtojmë se kryeministri Haradinaj e kishte paralajmëruar një hap të tillë, në rast se Serbia votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.