Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pas Gruevskit, Ivanov ‘gati’ për në qeli

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Audi RS3 më i shpejtë se Ferrari 458 Italia

Njohësit e çështjeve juridike në Maqedoni konsiderojnë se ka bazë të mjaftueshme juridike që Prokuroria Themelore Publike të ngrejë procedurë në gjykatë ndaj presidentit, Gjorgje Ivanov, për mosdekretimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe mosdekretimin e Marrëveshjes me Greqinë. Megjithëse, ata shtojnë se presidenti i shtetit duhet të përballet me mocion të mosbesimit për shkak të bllokimit të vendimeve të institucionit ligjdhënës.

Nëse Ivanov do të dënohej nga gjykata e Maqedonisë do ishte i dyti zyrtar i lartë që është dënuar më burg pas ish-kryeministrit  Nikolla Gruevski.

Këto reagime vijnë pas njoftimit se Prokuroria Themelore po heton presidentin Ivanov, pas dy kallëzimeve penale anonime që janë ngritur ndaj tij për shkak të mosdekretimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve si dhe mosdekretimit të Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Ditë më parë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ka theksuar se ekziston mundësia e mocionit të besimit ndaj presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

“Një gjë e tillë është e mundur kurdo që sigurohen 80 vota në Parlament”, është shprehur Xhaferi.

Ligjëruesja e të Drejtës Penale në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Besa Arifi, për Radion Evropa e Lirë thotë se“ngritja eventuale e përgjegjësisë nga ana e Prokurorisë Publike për presidentin e shtetit, Gjorgje Ivanov, ka për bazë faktin se ai në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit nuk iu është përgjigjur obligimeve që i takojnë si president i Maqedonisë”.

“Është koha e fundit që të vendoset përgjegjësia e presidentit për veprime që ai nuk i ka ndërmarrë, e për të cilat ai ka qenë i obliguar sipas detyrës zyrtare që ai e ushtron. Mendoj se baza juridike për një ndjekje të tillë nga ana e Prokurorisë Publike qëndron në faktin se në të dyja rastetm edhe sa i përket mosdekretimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe në anën tjetër mosdekretimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, faktikisht presidenti i shtetit ka shkelur Kushtetutën me atë që ai ka qenë i obliguar t’i dekretojë të njëjtat”, thotë Besa Arifi.

Nga ana tjetër, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafill Ivanovski për Radion Evropa e Lirë thotë se presidenti Gjorgje Ivanov duhet të përballet me mocionin e mosbesimit.

Ivanovski thotë se përderisa kanë munguar numrat, presidenti është ndjerë komod në veprimet e tij, duke bllokuar proceset në interes të partisë që e ka deleguar, VMRO-DPMNE-së.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me mungesën e përgjegjësisë kushtetuese nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, sa i përket realizimit të obligimeve që ka ai si kryetar shteti, në rastin konkret, obligimet për dekretimin e Ligjit të gjuhës shqipe si dhe Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit, të njohur si Marrëveshja e Prespës”.

“Do të thosha me këtë veprim presidenti mban të bllokuar ligjet për të cilat është shprehur përmes votës, madje dy herë institucioni ligjdhënës, kur flasim për Ligin për përdorimin e gjuhëve, kjo paraqet vepër penale edhe pse edhe në këtë drejtim ka shumë zbrazëtira ligjore. Sa i përket Ligjit të gjuhëve, presidenti thirret në atë se nuk kishte debat gjatë miratimit të të njëjtit herën e dytë, përderisa më e qartë është situata me Marrëveshjen e Prespës, ku ai me dy këmbë shkel mbi obligimet kushtetuese”, thotë Ivanovski.

Por, Petar Arsovski njohës i çështjeve politike, thotë se ngritja e mocionit të mosbesimit, nëse shumica arrin të sigurojë dy të tretat e votave, do të përçonte në një mënyrë porosinë se askush nuk është mbi ligjin qoftë dhe i pari i shtetit.

Megjithatë, shton Arsovski,proceset që ka bllokuar presidenti Ivanov, nuk do të zhbllokoheshin, sepse siç sqaron ai, proceduara e mocionit të mosbesimit zgjatë më shumë se afati që ka ngelur deri në përfundimin e mandatit të Gjorgje Ivanovit si kryetar i shtetit.

“Procedura për mocion mosbesimi zgjatë shumë. Është procedurë e komplikuar në aspektin politik. Megjithatë, nëse sigurohen dy të tretat e votave të cilat janë të nevojshme për të kaluar mocioni i mosbesimit, edhe pse zgjatë shumë dhe mund të mos përfundojë derisa t’i kalojë mandati Gjorgje Ivanovit si president i shtetit, do të përcjellë një porosi se askush nuk është mbi ligjet dhe Kushtetutën”, thotë Arsovski.

Ndryshe, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov tanimë një kohë refuzon të dekretojë Ligjin e gjuhëve edhe pas kalimit për herë të dytë në Parlament, duke penguar kështu shpalljen e ligjit në gazetë zyrtare, që do të mundësonte jetësimin në praktikë të këtij ligji.

Ivanov po ashtu ka refuzuar që të dekretojë edhe ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, pas sipas tij, kjo marrëveshje është anti-kushtetuese që cenon interesat e shtetit dhe identitetin maqedonas./REL/

Tags: gatiGruevskitivanovpas

TË LIDHURA

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt
Bota

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad
Bota

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Trupat e ushtarëve të vrarë në Kuvajt kthehen në SHBA, Trump: Janë heronj
Bota

Trupat e ushtarëve të vrarë në Kuvajt kthehen në SHBA, Trump: Janë heronj

21:07 | 07/03/2026
Next Post
Video/Bleu në internet një tank të vjetër, gjen në të thesarin e Sadam Huseinit

Video/Bleu në internet një tank të vjetër, gjen në të thesarin e Sadam Huseinit

Caktohet grupi për ekspertizën e thelluar të Kaçifas, nuk ka asnjë grek

Caktohet grupi për ekspertizën e thelluar të Kaçifas, nuk ka asnjë grek

Astrit Patozi: PD në zhytje të thellë, Basha merret me lojëra

Patozi: Rama dhe Basha merren vesh në distancë mes tyre







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt
Bota

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

by mirseda
22:10 | 07/03/2026
0

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se Italia nuk është pjesë e konfliktit dhe nuk ka...

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Trupat e ushtarëve të vrarë në Kuvajt kthehen në SHBA, Trump: Janë heronj

Trupat e ushtarëve të vrarë në Kuvajt kthehen në SHBA, Trump: Janë heronj

21:07 | 07/03/2026
Viktimë nga raketa në Dubai, Britania nis fluturime çarter për shtetasit e saj

Viktimë nga raketa në Dubai, Britania nis fluturime çarter për shtetasit e saj

20:49 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com