“Amnesty International” pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi u ka bërë thirrje dy skuadrave italiane Milanit dhe Juventusit që të mos shkojnë në Arabin Sudite. Mes datave 12 dhe 16 janar në kryeqytetin saudit, Riyadh është programuar që të zhvillohet Superkupa e Itaisë, ku do të përballen dy skuadrat në fjalë.
Lajmi bëri që të theksohet publikisht rekordi negativ i Arabisë Saudite në lidhje me nivelin e varfër të të drejtave të njeriut. Pikërisht për këtë arsye “Amnesty International” ka trumbetuar se zhvillimi i ndeshjes në Ryadh dërgon mesazhin e gabuar.
“Është e qartë se vende si Arabia Saudite janë të ndërgjegjshme për potencialin që ka sporti në promovimin e një shteti. Që përpara vrasjes së Jamal Khashoggi, Arabia Saudite kishte një nivel shumë shqetësues të të dhënave mbi të drejtat e njeriut”, deklaroi një zëdhënës i Amnesty për “ESPN FC”.
“Ne i bëjmë apel dhe sugjerojmë klubeve italiane të mendojnë dy herë për sinjalin që i dërgojnë tifozëve të futbollit në mbarë botën, si dhe aktivistëve që luftojnë për të drejtat njerëzore në Arabinë Saudite”, vijoi zëdhënësi i Amnesty International.
Organizatorët e Lega Serie A dhe Milan kanë refuzuar që të komentojnë mbi çështjen, ndërkohë që “ESPN FC” kanë kontaktuar me drejtuesit e Juventus për një koment. Super Kupa e Italisë që është zhvilluar për herë të parë në vitin 1988, zakonisht është organizuar jashtë Europës. Hera e parë ishte në vitin 1993, kur Milan dhe Torino u ndeshën në Washington D.C.