Federata Europiane e Futbollit bën me dije se Kosova nuk do të mund të luajë ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, edhe pas hedhjes së shortit për kampionatin Europian.
Arsyeja është se Kosova nuk do të luajë ndaj Serbisë për shkak të problemeve që kalojnë kufijtë e sportit. Po ashtu, Kosova nuk do të përballet as kundër Bosnje-Hercegovinës për shkak të zhvillimeve politike.
Veç Kosovës, tre çifte të tjera nuk do të mund të përballen me njëra-tjetrën për shkak të konfliktit të hershëm, të cilat janë Armeni-Azerbajxhan, Spanjë-Gjibraltar dhe Rusi-Ukrainë.
Shorti për EURO 2020 do të hidhet më 2 dhjetor, ndërsa finalja e madhe do të luhet në stadiumin Uembli të Londrës.