Një fotografi e shkrepur gati dy vite më parë e Messit dhe Suarez është kthyer në virale. Ata ishin të pranishëm në një ndeshje të kategorisë së ulët të Barcelonës, teksa qëndronin ulur dhe shikonin ndeshjen. Por kjo foto ka shërbyer si shembull për t’u marrë nga prindërit e tjerë që të mësojnë sesi të sillen në një ndeshje kur luajnë fëmijët e tyre.
Ku ndonjëherë përfshihen në skena të turpshme duke u dhënë udhëzime fëmijëve ose duke kritikuar ashpër performancën e arbitrit, trajnerit ose të shokëve të tyre të skuadrës.
https://twitter.com/vicentemarcador/status/1051057996950904832
“Dola të shihja një ndeshje futbolli të djalit tim dhe dola në përfundimin e mëposhtëm: I dashur baba, nëse nuk keni një ide sesi të udhëzoni fëmijët tuaj, atëherë më mirë mos e bëni. Dyshoj që fëmija im, ashtu si kurse edhe i yti dëshiron që të luajë në ligën e tretë, përkundrazi. Kështu që kur ata nuk vënë në dyshim fjalët e trajnerit apo nuk urdhërojnë në fushë, atëherë as ju mos e bëni”, shkruan një përdorues në Twitter.