Akuza të rënda ka hedhur presidenti Donald Trump ndaj homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Trump ka pohuar se Putin mund të jetë i përfshirë në ndonjë vrasje apo helmim. Këtë deklaratë, presidenti amerikan e bëri gjatë një interviste në programi “60 Minutes”.
I pyetur nëse presidenti rus Vladimir Putin është i përfshirë në ndonjë vrasje apo helmim, Trump tha: “Ndoshta është, por jo në vendin tonë”.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e Kremlinit zyrtar. Sot, zëdhënësi i Putin Dmitry Peskov tha në një deklaratë: “Presidenti amerikan nuk bëri ndonjë akuzë direkte”.