McGregor e kishte përgatitur me mjaft optimizëm përballjen me Khabib Nurmagemedv, por oktagoni tregoi të kundërt. Çeçeni që përfaqëson Rusinë në UFC e shkatërroi irlandezin dhe më pas sulmoi edhe ekipin e tij, ku në T-Mobile Arena u krijua një kaos ku shumë njerëz zihesh njëkohësisht.
Conor pas disfatës nuk foli për mediat dhe u largua menjëherë, por ka zgjedhur që ta bëjë këtë me anë të rrjeteve sociale. Irlandezi më parë kishte shkruar në Instagram se: “Do të kthehem shpejtë”.
Ndërsa pak më vonë reagoi me anë të “Twitter” ku thotë: “Goditje e mirë, shpresoj në një duel tjetër në të ardhmen”.