Manchester United vazhdo të kalojë një formë aspak të mirë, pasi është ndalur në barazim 0-0 në “Old Trafford” nga Valenci në ndeshjen e Champions League. Pas ndeshjes Paul Pogba ka deklaruar se nuk ka të drejtë të flasë për mediat. Kujtojmë që mesfushori francez pas barazimit në shtëpi ndaj Wolves, kritikoi trajnerin se ishin duke luajtur shumë në mbrojtje.
Jose Mourinho menjëherë i hiqi shiritin e kapitenit të cilin e mbante në disa ndeshje duke qenë si ishte zgjedhur ai zëvendës-kapiteni. Pogba pas ndeshjes kundër West Ham United, që u humb nga United 3-1, u pa duke iu thënë gazetarëve: “Ju më doni të vdekur?”. Tani duket se francezi është paralajmëruar zyrtarisht nga klubi dhe të martë i tha medieve që nuk i lejohet të flas. “Më kanë thënë se nuk më lejohet të flas”, ka thënë ia shkurt.
Që Pogba është kritikuar nga drejtuesit dhe e ka kuptuar situatën që është krijuar e tregon edhe postimi i tij i fundit në rrjetet sociale ku ka shkruar: “Le të vazhdojmë të luftojmë United”.
Let’s keep fighting United #mufc pic.twitter.com/b2Cu682OAc
— Paul Pogba (@paulpogba) October 2, 2018
Pogba ka pasur probleme me Mourinhon, por duket se ato po shkojnë drejt normalizimit.