Dhe pas problemeve që kishte prokuroria për të gjetur prokuror për dosjen “Shullazi”, tashmë ky proces do të kthehet në një luftë nervash mes prokurorisë dhe avokatëve. 4 prokurorë, të cilët janë gjithashtu edhe shefa në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, zbritën në sallë për të shpallur pretencën. Sërish dështuan. Siç u sëmur befas ish-prokurori i dosjes, Eneid Nakuçi, probleme me shëndetin pretendojnë se kanë edhe të pandehurit Blerim Shullazi e Endri Qyqa.
https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/476102449541677/
Të dy ata kishin dorëzuar deklaratë ku pohonin mungesën për shkaqe shëndetësore. Blerim Shullazi kishte edhe avokatin me probleme të tilla. Gjykata e shtyu seancën për në datën 2 tetor.
Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një furgon që sapo kishte mbërritur nga Italia. Mësohet se personat kanë marr një çantë. Grabitja u shënua në zonën e Skelës në Vlorë.
Këto dhe zhvillime të tjera i gjeni në “Tirana Today”.
Për të rejat më të fundit dhe zhvillimet më të zgjeruara, klikoni në www.tiranatoday.com, ose shkarkoni në App Store dhe Play Store “Tirana Today”.