Për të shmangur depresionin, kërkuesit janë të mendimit se një dietë e kontrolluar do të jepte efektet e para. Sipas tyre, një dietë e cila shmang sheqerin, redukton rrezikun e depresionit.
Studimi i botuar në ‘Psikiatrin Molekulare’, tregon se në këtë dietë përfshihen fruta, perime, peshk, arra dhe vaj ulliri.
E thënë ndryshe, një dietë e mirë, ndikon tek shëndeti mendor. Dr. Camille Lassale, autore kryesore e hulumtimit, tha: “Ekzistojnë prova bindëse për të treguar se ekziston një marrëdhënie midis cilësisë së dietës suaj, dhe shëndetit tuaj mendor”.