Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Binjaket piktore iraniane arrijnë supersukses në Amerikë

7 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Binjaket piktore iraniane arrijnë supersukses në Amerikë

Arti më i bukur lind kur shprehet dhimbja – kjo ide u bë forca kryesore e suksesit të motrave binjake të lindura në Iran, Bahareh dhe Farzaneh Safarani. Ato u shpërngulën në Boston nga Teherani për t’i zhvilluar më tej krijimet e tyre dhe kurrë nuk janë penduar nga ky vendim. Në vazhdim ju njohim me historinë e tyre:

Motrat binjake Safarani, të lindura në Iran, kanë pikturuar që kur ishin 13 vjeç. Ato u dashuruan me artin në Iran, por pas diplomimit në degën e pikturës të Universitetit të Teheranit, vendosën ta vazhdojnë arsimimin e tyre jashtë shtetit dhe u transferuan në Boston.

“Ne donim të lëviznim, të eksploronim dhe të ndryshonim mënyrën tonë të të jetuarit. …Dhe shkoi mirë. Këtu kemi shumë mundësi që nuk i kishim në Teheran, që mund të na ndihmojnë të zhvillohemi si artiste. Mund të krijonim çfarë të donim në Iran, por për t’i shfaqur disa nga ato piktura … kishte rregulla dhe kufizime” – thotë Bahareh.

Pasi përfunduan studimet pasuniversitare për artet e bukura në Universitetin Northeastern, dy motrat filluan të organizonin ekspozitat e tyre të para të veçanta. Jeta në Shtetet e Bashkuara u mësoi atyre se të qenit i suksesshëm nuk do të thotë vetëm të kesh talent. Për të patur sukses, është e nevojshme të takohesh me tregtarët e artit, të udhëtosh në të gjithë vendin dhe të japësh intervista. Sot, pikturat e motrave, që shprehin përqafimin e bukurisë me dhimbjen, janë bërë të njohura.

“Nëse gjithçka në botë do të ishte e përsosur, gjithçka të ishte e bukur, të gjithë të ishin të lumtur, kjo do të ishte koha kur nuk do të krijohej asgjë”- shpjegon Farzaneh.

Pikturat e tyre shiten mirë, pavarësisht çmimit të lartë – secila prej tyre kushton midis 12 dhe 30 mijë dollarëve. Disa krijime paraqiten si instalime video – një mënyre e re arti që Bahareh dhe Farzaneh e zbuluan në Amerikë.

“Sfida më e madhe për të gjithë ata që emigrojnë është që të përshtaten në vendin e tyre të ri. Në Iran, ne kemi mësuar artin tradicional; kur erdhëm këtu, eksploruam artin me video, artin e performancës. Kjo na çoi në një nivel krejt të ri” – thotë Farzaneh.

Motrat janë shumë të zëna me punimet e tyre. Çdo ditë ato planifikojnë ekspozita dhe takime të reja. Ekspozita e tyre e ardhshme do të jetë tani në vjeshtë, në Nju Jork. Dhe ato thonë se ky është vetëm fillimi…

Tags: “suksesin”AmerikëarrijëBinjakëtIranianëpiktore

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ivanka Trump ndan sërish pamje nga Zvërneci: Shqipëria është magjike!
Kultura

Ivanka Trump ndan sërish pamje nga Zvërneci: Shqipëria është magjike!

13:15 | 23/01/2026
Next Post
I mbani mend ‘perlat’ e Alban Mehës, shikoni çfarë bën në Gjermani (Video)

I mbani mend ‘perlat’ e Alban Mehës, shikoni çfarë bën në Gjermani (Video)

Sërish trazira në Elbasan, qëllohet me armë nga një automjet

Sërish trazira në Elbasan, qëllohet me armë nga një automjet

Zikaltërit të pathyeshëm në “San Siro”, Milani bie në shtesë (Video)

Zikaltërit të pathyeshëm në “San Siro”, Milani bie në shtesë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit
Aktualitet

“Duan të kalojë afati 3 mujor” ,Shoqëria Civile mesazhe të forta nga protesta

by mirseda
10:29 | 28/01/2026
0

Mesazhe të forta vijnë nga protesta e shoqërisë civile para kryesisë së Kuvendit, ku do të mbahej...

“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

10:23 | 28/01/2026
Meta kërkon lirimin nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO vendimin për masën “arrest me burg”

Meta kërkon lirimin nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO vendimin për masën “arrest me burg”

10:17 | 28/01/2026
76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 letër në mbështetje të Veliajt

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 letër në mbështetje të Veliajt

09:45 | 28/01/2026
Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat

Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat

09:37 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com