Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Ka surpriza në formacion, Panucci e ka të qartë si të mposhtë Izraelin

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Ka surpriza në formacion, Panucci e ka të qartë si të mposhtë Izraelin

Kombëtarja shqiptare është gati për tu përballu me Izraelin të premten në mbrëmje me Izraelin në “Elbasan Arena”. Djemtë kuqezi nën drejtimin e Panuccit kanë bërë stërvitje intensive, tashmë është ideuar edhe formacioni me të cilin do të startojë sfida.

Christian Panucci është treguar mjaft i rezervuar me mediat dhe në seancën e fundit stërvitore nuk ka lejuar praninë e mediave. Por Shqipëria përballë Izraelit pritet të zbresë në fushë në këtë mënyrë: Porta është thuajse e sigurtë që do të mbrohet nga Thomas Strakosha, numrin 1 i Lazios që duket se ka fituar balotazhin me Etrit Berishën dhe është gati të mbrojë katërkëndëshin e Shqipërisë në “Elbasan Arena”.

Në mbrojtje, Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti në qendër, janë siguritë e vetme të Panuccit, ndërsa Frederik Veseli duket favorit për të luajtur në krah të mbrojtësit të Atalantës, duke lënë në stol Mërgim Mavrajn, që vjen pas një periudhe të gjatë pa skuadër.

Në të majtë të mbrojtjes është rikthyer Ansi Agolli, por kapiteni duket se do ta nisë takimin nga stoli, pasi Panucci është bindur nga talenti 23-vjeçar i Malmos në Suedi, Egzon Binaku, i cili vjen për herë të parë në Kombëtaren Kuqezi.

Në mesfushë tekniku italian pritet t’i besojë eksperiencës së Xhakës, Bashës dhe Memushajt, të cilët dinë të ruajnë balancat, duke mbyllur hapësirat në prapavijë dhe duke ndihmuar në organizimin e sulmeve.

Sa i përket sulmit, surpriza e vetme mund të jetë ish sulmuesi i Skënderbeut, Enis Gavazaj, i cili mund ta nisë takimin si titullar në të majtë të sulmit, duke përfituar nga një gjendje jo optimale e Eros Grezdës, që vjen pas një dëmtimi të gjatë.

Në të djathtë të këtij reparti do të luajë Jahmir Hyka, i cili gëzon një formë mjaft të mirë dhe ka bindur Panuccin se mund të jetë i vlefshëm me depërtimet e tij, ndërsa duelin shkodran për majën e sulmit duket se e ka fituar sulmuesi i Oostendes në Belgjikë, Sindrit Guri.

Ky është edhe rreshtimi të cilin Panucci e ka eksperimentuar më së shumti në seancat stërvitore, ndonëse deri në momentet e fundit, tekniku i kuqezinjve mund të vendosë të ndryshojë, pasi ka në stol të tjerë elementë, që mund t’i ofrojnë shumë siguri.

Tags: formacionIzraelinmposhtëpanucciqartësurpriza

TË LIDHURA

Interi beson te Esposito në sulm, Botërori përcaktues për fatin e Asllanit
Sport

Interi beson te Esposito në sulm, Botërori përcaktues për fatin e Asllanit

10:10 | 28/06/2025
Jashari i thotë “Po” Igli Tare, edhe Xhaka pritet të bëhet “djall”
Sport

Jashari i thotë “Po” Igli Tare, edhe Xhaka pritet të bëhet “djall”

09:46 | 28/06/2025
Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë
Sport

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Next Post
Pritet takimi me Trump, Kim Jong-Un ndryshon qëndrim për testet bërthamore

Kim Jong Un jep fjalën: Për tre vite flini të qetë, nuk prodhojmë armë bërthamore

“Gjithçka ishte mbyllur me Cityn, por më pas erdhi Chelsea dhe…”

“Gjithçka ishte mbyllur me Cityn, por më pas erdhi Chelsea dhe...”

Memaliaj, gjendet i vrarë një 42-vjeçar

Memaliaj, gjendet i vrarë një 42-vjeçar

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Digjen katër rulota në Tiranë, informacionet e para
Aktualitet

Digjen katër rulota në Tiranë, informacionet e para

by mirseda
12:25 | 28/06/2025
0

Me datë 27.06.2025, rreth orës 21:00, në fshatin Maknor, ka rënë zjarr dhe janë djegur 4 gabina...

Zjarr pranë sheshit “Shqiponja” në Tiranë, tym i dendur mbulon zonën

Zjarr pranë sheshit “Shqiponja” në Tiranë, tym i dendur mbulon zonën

12:24 | 28/06/2025
Aksident në mes të Tiranës, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Aksident në mes të Tiranës, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

12:14 | 28/06/2025
Ngjela: Para shtatorit priten arrestime të bujshme në politikë

Ngjela: Para shtatorit priten arrestime të bujshme në politikë

11:08 | 28/06/2025
Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë

Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë

11:05 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com