Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Turqia, ose rikthimi i të “sëmurës” së Evropës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Evropa duhet të rifitojë sovranitetin e saj si një fuqi botërore

Nga Joschka Fischer, “Project Syndicate”/Një nga çështjet e mëdha gjeopolitike në Europën e shekullit XIX-të, ishte e ashtuquajtura Çështja Lindore. Perandoria Osmane, e njohur më pas si “e sëmura e Evropës”, po shpërbëhej me shpejtësi, dhe mbeti për t’u parë se cila fuqi europiane do ta pasonte.

Kur mbërriti përfundimisht vetë-asgjësimi gjatë Luftës së Parë Botërore, nuk ishte rastësi që u largua nga Ballkani, salla e lojërave gjeopolitike për Perandoritë Osmane, Austro-Hungareze dhe Ruse. Të tria ato morën fund pas luftës.

Gjatë ndarjes së perandorisë nga ana e aleatëve, gjenerali Mustafa Kemal Ataturk dhe ushtria e mposhtur e Turqisë, u tërhoqën në Anadoll, ku zprapsën me sukses një ndërhyrje greke, dhe më pas e refuzuan Traktatin e Sevres.

Në vend të saj u miratua Traktati i Lozanës, i cili i hapi rrugën krijimit të Republikës së Turqisë. Ambicia e Ataturkut, ishte ta kthente Turqinë në një vend modern dhe laik, që do t’i përkiste Europës dhe Perëndimit, dhe jo Lindjes së Mesme. Për të arritur këtë qëllim, ai sundoi si autoritar dhe krijoi një shtet hibrid, bazuar në sundimin de fakto ushtarak dhe demokracinë shumëpartiake.

Gjatë shekullit XX, kjo metodë shkaktoi kriza të përsëritura, në të cilat demokracia turke u ndërpre vazhdimisht nga diktatura të përkohshme ushtarake. Pas vitit 1947, politika turke u ndikua shumë nga Lufta e Ftohtë. Në vitin 1952, Turqia iu bashkua NATO-s, dhe u bë një nga aleatët e domosdoshëm të Perëndimit.

Për dekada me radhë, ajo e përdori pozicionin e saj strategjik mes Mesdheut Lindor dhe Detit të Zi, për të ruajtur krahun jugor të aleancës kundër ndërhyrjeve sovjetike. E megjithatë, Turqia mbeti një entitet politik i paqëndrueshëm. Luhatja e vazhdueshme midis demokracisë dhe regjimit ushtarak, ndali pjesën më të madhe të progresit të saj drejt modernizimit.

Për përkrahësit turq të demokracisë, shpresa më e mirë e vendit mbështetej tek Evropa. Hyrja formale në Bashkimin Europian, do të sinjalizonte përfundimin e procesit të modernizimit. Ndërsa ruajti hegjemoninë në Lindjen e Mesme për një shekull, Turqia do të bëhej një anëtare e Perëndimit, që mbante karta të rëndësishme në dorë.

Në 1995, Turqia hyri në një bashkim doganor me BE-në. Në kohën kur Partia Islamike për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) erdhi në pushtet në vitin 2002, dukej se vendi ishte orientuar drejt Evropës.

Në partneritet me lëvizjen e klerikut islamik Fethullah Gylen, qeveritë e AKP të udhëhequra nga kryeministri i atëhershëm Rexhep Taip Erdogan, vazhduan reformat e gjera institucionale, ekonomike dhe gjyqësore, përfshirë heqjen e dënimit me vdekje, një parakusht thelbësor për anëtarësimin në BE.

Për më tepër, gjatë viteve të para të Erdoganit si kryeministër, Turqia përjetoi modernizim të shpejtë dhe rritje të madhe ekonomike, duke e çuar atë gjithnjë e më pranë BE-së. Deri në vitin 2011, kur mbërriti Pranvera Arabe, Turqia u shpall me të drejtë si një model i suksesshëm i “demokracisë islamike”, në të cilën zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kombinoheshin me sundimin e ligjit dhe një ekonomi tregu.

Shtatë vjet më vonë, ne duket se jemi në një botë krejtësisht të ndryshme. Turqia është duke e rimarrë shpejt nofkën e saj si e “e sëmura e Europës”. Duke pasur parasysh vendndodhjen e saj strategjike dhe potencialin ekonomik dhe njerëzor, vendi duhet të lëvizë drejt një të ardhme brilante të shekullit XXI.

Përkundrazi, ai po kthehet pas drejt shekullit XIX-të, nën flamurin e nacionalizmit dhe ri-orientalizmit. Në vend se të përqafojë modernitetin perëndimor, ajo po angazhohet në Lindjen e Mesme dhe krizat e vazhdueshme të rajonit.

Erdogan, i cili mori presidencën në vitin 2014, ka drejtuar modernizimin e shpejtë të Turqisë, dhe po aq një kthim të shpejtë prapa. Ai pati shansin të ndiqte hapat e Ataturkut, dhe të përfundonte detyrën e integrimit të Turqisë në Perëndim, por dështoi.

Po si ndodhi kjo tragjedi? Një mundësi, është që Erdogani nisi të ketë shumë më tepër besim te vetja, gjatë bumit që i parapriu krizës financiare të vitit 2008. Një tjetër, është se nisi t’i kundërvihej Perëndimit, për shkak të poshtërimit që pësoi, me bllokimin e procesit të anëtarësimit në BE, dhe denoncimin e ambicieve të tij autoritare, të cilat ai më në fund i ndoqi edhe më me force, pas grushtit të dështuar ushtarak të shtetit në verën e vitit 2016.

Sidoqoftë, Erdogan ka shpërdoruar një mundësi unike për Turqinë, dhe për botën myslimane në përgjithësi. Vendi i tij, është tanimë i trazuar nga një krizë valutore e shkaktuar prej tij, dhe mund të përballet edhe me perspektivën e falimentimit kombëtar.

Ndërsa ai po e ndan gjithnjë e më shumë besnikërinë e tij midis Lindjes dhe Perëndimit, rrezikon të destabilizojë më tej Lindjen e Mesme. Konfliktet e brendshme etnike të Turqisë, veçanërisht me kurdët, kanë shpërthyer sërish në një shkallë të plotë, edhe pse përvoja e viteve të shkuara tregon se ato nuk mund të zgjidhen me mjete ushtarake.

Falë Erdoganit, Turqia është bërë pjesë e problemit në rajon, në vend se e zgjidhjes. Dhe rëndësia strategjike e Turqisë për Evropën mbetet ende. Miliona qytetarë të BE-së, janë me origjinë turke, dhe vendi do të vazhdojë të kapërcejë hendekun midis Lindjes dhe Perëndimit, Veriut dhe Jugut.

Nën regjimin e Erdoganit, Turqia nuk është më një kandidate e ardhshme për të hyrë në BE. Por, në vend se të ndërpresë procesin e pranimit, BE duhet të përqendrohet në stabilizimin e vendit, dhe në shpëtimin e demokracisë së tij.

Tek e fundit, një Turqi e destabilizuar, është gjëja e fundit për të cilën ka nevojë Evropa. Pavarësisht nga simpatia ose antipatia ndaj Erdoganit, siguria e Evropës varet shumë nga Turqia, e cila ka pranuar vitet e fundit, miliona emigrantë dhe refugjatë që i ikin konflikteve në Lindjen e Mesme. Për hir si të stabilitetin evropian ashtu edhe demokracisë turke, BE-ja duhet të përballet me durim dhe pragmatizëm me krizën turke, bazuar në parimet e veta demokratike.

Shënim: Joschka Fischer, ka qenë Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskancelar i Gjermanisë në vitet 1998-2005.

Tags: “sëmurës”EvropësJoschka FischerrikthimiTurqia

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Video+Foto/Torturat çnjerëzore ndaj adoleshentes, nga përdhunimi e deri tek djegia me cigare

Video+Foto/Torturat çnjerëzore ndaj adoleshentes, nga përdhunimi e deri tek djegia me cigare

Foto/Mes pluhurit, mykut e lagështisë, në enët skandaloze gatuhej për qytetarët

Foto/Mes pluhurit, mykut e lagështisë, në enët skandaloze gatuhej për qytetarët

Ndarje e shkëmbim territoresh? Thaçi e thotë fjalën e fundit

Thirrja e Haradinajt për tragjedi, Thaçi i sulet: Deklaratat për luftë të...







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

by mirseda
10:52 | 02/01/2026
0

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, vihen në pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison...

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com