Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Humb betejën me kancerin, shuhet senatori John McCain

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Humb betejën me kancerin, shuhet senatori John McCain

Pas një beteje të gjatë me kancerin në tru, është shuar në moshën 81-vjeçare senatori John McCain. I ndjeri shërbeu gjashtë mandate radhazi në Senatin amerikan dhe kandidoi dy herë për president.

Muajt e fundit të jetës, McCain i kaloi larg syve të publikut, në shtetin e Arizonës, duke pranuar vizita nga miqtë e shumtë dhe politikanët e afërt me të. Ai vuante nga glioblastoma, një lloj kanceri i trurit.

Menjëherë pas njoftimit për ndarjen e tij nga jeta, Presidenti Donald Trump shprehu me Twitter ngushëllimet e tij:

“Ngushëllimet dhe respektin më të thellë për familjen e senatorit John McCain. Zemrat dhe lutjet tona janë me ju”.

Në kujtimet e tij të botuara në muajin maj, McCain shkruante se i vinte keq që po ndahej nga bota, por nuk kishte ankesa.

“Krijova një vend të vogël për veten në tregimin e Amerikës, dhe në historinë e kohëve të mia”, shkruante ai.

Muajt e fundit, ai ka qenë një kritik i ashpër i presidentit Trump, për çështje të ndryshme. Ai deklaronte se e shihte presidentin Trump dhe ideologjinë e tij ‘Amerika e Para’, si një largim nga vlerat dhe tradita e udhëheqjes globale që ai mendonte se mishërojnë Shtetet e Bashkuara.

Jeta dhe politika

Në vitin 1967, McCain u burgos dhe u torturua pasi u kap rob në Vietnamin e Veriut, kur ishte pilot i marinës amerikane.

Në sytë e shumë amerikanëve, McCain ishte një hero lufte dhe një patriot.

Ai përfaqësoi shtetin e Arizonës në Senat, dhe u bë i njohur si një luftëtar i së drejtës, pa marrë parasysh se cilin krah politik përfaqësonte ajo.

John McCain u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1982 dhe në Senat në 1986. Ai ishte një politikan konservator në shumicën e çështjeve, dhe u përpoq sidomos për reformën e financimit të fushatave dhe për çështjen e amerikanëve që rezultonin të zhdukur në Vietnam.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, ai u përball me kandidatin demokrat Barack Obama dhe humbi. Pavarësisht kësaj, ai vijoi të shërbente në Senatin Amerikan.

 

 

Tags: betejajohn mccainkancerisenatori amerikan

TË LIDHURA

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Bradashesh të Elbasanit
Aktualitet

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Bradashesh të Elbasanit

16:33 | 10/12/2025
Shtëpia përfshihet nga flakët, rrezikohen disa të tjera ngjitur
Aktualitet

Shtëpia përfshihet nga flakët, rrezikohen disa të tjera ngjitur

16:16 | 10/12/2025
Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme
Aktualitet

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme

09:10 | 10/12/2025
Next Post
Gylsereni ‘dorëzohet’ para mediave, zbardhen shkaqet pse la serialin ‘Fate të Kryqëzuara’

Gylsereni ‘dorëzohet’ para mediave, zbardhen shkaqet pse la serialin 'Fate të Kryqëzuara'

Edhe të brendshmet kanë një datë ‘skadence’. Ja sa shpesh duhet t’i ndërroni 

Edhe të brendshmet kanë një datë ‘skadence’. Ja sa shpesh duhet t'i ndërroni 

Rama shtyn ndryshimet në qeveri, planifikon fushatën e Bashkive

Rama shtyn ndryshimet në qeveri, planifikon fushatën e Bashkive







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Bradashesh të Elbasanit
Aktualitet

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Bradashesh të Elbasanit

by mirseda
16:33 | 10/12/2025
0

Digjet nga zjarri një banesë në fshatin Kusarth të Njësisë Administrative Bradashesh, në Elbasan. Flakët kanë nisur...

Britanikët: Zgjedhja e kreut të ri të SPAK të jetë e lirë, e drejtë dhe transparente

Britanikët: Zgjedhja e kreut të ri të SPAK të jetë e lirë, e drejtë dhe transparente

16:25 | 10/12/2025
Shtëpia përfshihet nga flakët, rrezikohen disa të tjera ngjitur

Shtëpia përfshihet nga flakët, rrezikohen disa të tjera ngjitur

16:16 | 10/12/2025
Goditja e grupit kriminal Rraja, reagon zyrtarisht SPAK mbi operacionin

Goditja e grupit kriminal Rraja, reagon zyrtarisht SPAK mbi operacionin

14:56 | 10/12/2025
Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet

13:13 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com