Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rodrigo Duterte: CIA po më përgjon dhe mund të më vrasë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Rodrigo Duterte: CIA po më përgjon dhe mund të më vrasë

Presidenti i Filipinve, Rodrigo Duterte, po mendon të mos e përdorë më smartfonin e tij me frikën se CIA vazhdimisht përgjon bisedat e tij dhe mund të përdorë informacionet e tij private për ta vrarë atë.

“E di, SHBA po më përgjon. Jam i sigurt se këtë po e bën CIA, është ajo që do të më vrasë”, tha të martën Duterte në Cebu City.

Ai ka përsëritur frikën se Uashingtoni mund të kërkojë rrëzimin e tij, pasi ai po vepron i pavarur me politikën dhe ka shprehur gatishmërinë për të blerë armë nga furnizues të tjerë globalë jashtë SHBA-së.

Për të shmangur përgjimet e mundshme të smartfonit nga fuqitë e jashtme, të cilat sipas Dutertes përpos SHBA-së mund të jenë edhe Rusia, Kina, Izraeli apo Indonezia, ai po mendon të kthehet në përdorimin e një celulari të thjeshtë, me të cilin përgjimi do të ishte më i vështirë.

Udhëheqësi 73-vjeçar u tregua modest, duke thënë se nuk është njohës i mirë i pajisjeve teknologjike pasi një herë ka gabuar duke u dërguar një informacion të klasifikuar të gjithë kontakteve që ishin listuar në Viberin e tij, pasi aksidentalisht kishte klikuar në funksionin “Dërgo te të gjithë.

Duterte ka kohë që ka frikë se CIA mund të jetë duke u përpjekur për hakmarrje pas përkeqësimit të raporteve me Uashingtonin.

Të premten e kaluar, Duterte edhe njëherë përsëriti se CIA “e donte të vdekur”.

Refuzimi i Uashingtonit për të shitur armë zjarri në Filipine, pas shqetësimeve rreth të dhënave për shkelje të të drejtave të njeriut nga qeveria filipinase gjatë luftës së saj të vazhdueshme ndaj drogës, e ka detyruar Duterte të kërkojë furnizues të rinj të armëve.

Manila, e cila prej kohësh varej nga SHBA-të për furnizimet me armë, ktheu “kursin” nga Kina dhe Rusia siç raportin RT “për të mbushur boshllëkun”, përcjell Telegrafi.

Rusia dhe Filipinet nënshkruan një marrëveshje të bashkëpunimit ushtarak vitin e kaluar, ku Rusia kishte furnizuar falas me mbi 5,000 Kallasha Filipinet, për të ndihmuar këtë të fundit në luftën kundër kryengritjes islamike.

Marrëdhëniet SHBA-Filipine, megjithatë, nuk kanë qenë kurrë të bazuara në respekt të ndërsjellë, theksoi Duterte, duke thënë se Uashingtonit kurrë nuk e ka trajtuar Manilën si një partner të barabartë.

“Marrëdhëniet? Kur kishte vërtetë marrëdhënie të bazuara në reciprocitet dhe respekt të ndërsjellë? ” , Pyeti Duterte, duke theksuar se përderisa SHBA shisnin pajisje ushtarake të rinovuara, Kina dhe Rusia ofrojnë furnizime të reja, pa parakushte./Telegrafi/

Tags: ciapërgjonRodrigo Dutertevrasë

TË LIDHURA

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
Next Post
Moti për sot, reshje të dobëta në të gjithë vendin

Moti për sot, reshje të dobëta në të gjithë vendin

Statistikat/ Mbi 36% e shqiptarëve, në punë të zezë

Statistikat/ Mbi 36% e shqiptarëve, në punë të zezë

Ambasada greke ka një njoftim për shqiptarët: Njihuni me dokumentet që kërkojnë vulë apostile

Ambasada greke ka një njoftim për shqiptarët: Njihuni me dokumentet që kërkojnë vulë apostile







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com