Pritej që të ishte një superndeshje dhe pasqyra e futbollit shqiptar ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit, por në të vërtetë ka degraduar në një përleshje masive mes tifozëve. Sfida është ndërprerë në minutën e 71’, ku pas faulleve dhe dëmtimeve, lojtarët e dy skuadrave janë përplasur fizikisht. Kujtojmë që ndeshja ishte marrë përsipër nga policia private dhe për këtë arsye policia e shtetit nuk ishte në stadium.
Më pas kanë reaguar edhe tifozët që kanë goditur me sende të forta, si dhe kanë thyer stolat e stadiumit, ndërsa disa prej tyre kanë hyrë edhe në fushë. Korçarët e drejtuar nga Orges Shehi do të luftojnë për të mbrojtur titullin pas goditjes së rëndë që ekipi ka marrë nga UEFA, që i përjashtoi për 10 vjet nga kompeticionet ndërkombëtare.
Ndërsa “Të Kuqtë” e Skënder Gegës do të përpiqen të lënë pas sezonin zhgënjyes të një viti më parë, duke synuar titullin.