Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Plani për kufijtë/Ky është propozimi që Thaçi i ofron Serbisë në Shtator

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Plani për kufijtë/Ky është propozimi që Thaçi i ofron Serbisë në Shtator

Idenë për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka konfirmuar edhe një herë sot në një intervistë për median prestigjioze Reuters.

Hashim Thaçi është shprehur se do ta paraqiste planin e tij para Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, kur ata takohen në shtator në Bruksel, si pjesë e një dialogu të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian.

Një rishikim i kufirit për të sjellë pjesë të Serbisë me popullsi me shumicë shqiptare në Kosovë, mund t’i japë fund tensioneve të vazhdueshme midis Beogradit dhe Prishtinës dhe t’i lejojë të dyja vendet të lëvizin drejt anëtarësimit në BE, tha të martën presidenti i Kosovës.

Normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe është një kusht kyç për Serbinë dhe Kosovën, që të përparojnë drejt qëllimit të tyre përfundimtar të anëtarësimit në BE. Fqinjët e Ballkanit ranë dakord në vitin 2013 për të zgjidhur të gjitha çështjet në pritje, por deri më tani kanë bërë pak përparim.

“Definitivisht tani është momenti për të korrigjuar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, që është rreth 400 kilometra. Kjo do të ndihmonte në shmangien e problemeve ndëretnike dhe krijimin e çfarëdo rajoni autonom si Republika Srpska (në Bosnjë)”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës nuk tha se çfarë mund të marrë Serbia në këmbim, për heqjen dorë nga një territor i tillë i banuar nga rreth 70,000 shqiptarë etnikë, dhe hodhi poshtë çdo ndarje të Kosovës përgjatë vijave etnike.

“Korrigjimi i kufijve definitivisht do të shmangë ndarjen e Kosovës, duke shkëmbyer territore, më shumë krizë apo probleme ose ndoshta edhe një luftë të re”, theksoi Thaçi.

Perspektiva Evropiane

Kosova, popullsia e së cilës prej 1.8 milionë banorësh, është kryesisht shqiptare etnike, shpalli pavarësinë nga Beogradi në vitin 2008, një dekadë pasi NATO bombardoi me forcë Jugosllavinë për t’i dhënë fund vrasjes së civilëve shqiptarë nga forcat serbe gjatë një rebelimi dyvjeçar.

Tani është njohur nga më shumë se 100 vende, por jo nga Serbia, Rusia dhe pesë shtete të BE. Beogradi dhe Moska kanë bllokuar Kosovën që të bashkohet me Kombet e Bashkuara.

Disa media serbe dhe politikanët kanë sugjeruar rishikimin e kufirit për të sjellë një pjesë të Kosovës veriore të populluar kryesisht nga serbët, në Serbi dhe në këmbim për t’i dhënë shtetit më të ti të Ballkanit, pjesë të Serbisë jugore me një shumicë shqiptare.

Rreth 100,000 serbë jetojnë në Kosovë, gjysma e tyre në veri të lumit Ibër, në qytete ku ata formojnë një shumicë. Pjesa tjetër jeton në jug të lumit, në zonat me shumicë shqiptare.

Shumica e serbëve që jetojnë në Kosovë nuk e njohin institucionet e këtij vendi dhe ende e konsiderojnë Beogradin si kryeqytetin e tyre.

Vuçiç deklaroi javën e kaluar se ishte i përgatitur të bënte kompromis për përcaktimin e kufijve të Serbisë me Kosovën, megjithëse vëzhguesit thonë se të dyja palët mbeten shumë larg. Shumica e serbëve e shohin Kosovën si “djepin” e kombit të tyre dhe besimit të krishterë orthodhoks.

Vendet perëndimore janë gjithashtu të shqetësuara për çdo rishikim të kufijve në Ballkan. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor ishte “i shenjtë”. Ambasada britanike në Prishtinë tha se “thirrjet për rivendosjen e kufijve kombëtarë mund të jenë destabilizuese”.

Por Thaçi tha se ishte i bindur se vendet perëndimore do të mbështesin çdo marrëveshje të nënshkruar mes tij dhe Vuçiçit, të cilën ai beson se mund të arrihet deri në shkurt të 2019-ës.

“Nëse palët bien dakord në procesin e dialogut dhe arrijnë një marrëveshje për korrigjimin e kufirit, BE dhe Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin atë. Ne po ndjekim një proces paqësor dhe kjo do të shmangë problemet, do të shmangë krizat dhe do të hapë një perspektivë të BE për të dy vendet”, tha Thaçi për Reuters.

Përshtati: Tirana Today

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
Video+Foto/Bilanc tragjik, 35 të vdekur në Xhenova, mes tyre edhe fëmijë

Video+Foto/Bilanc tragjik, 35 të vdekur në Xhenova, mes tyre edhe fëmijë

Video+Foto/Bilanc tragjik, 35 të vdekur në Xhenova, mes tyre edhe fëmijë

Tragjedia e Xhenovës/ Ja ç'ka ndodhur me 5 familje shqiptare, dy emigrantë...

Zgjedhjet lokale/ Zbardhet manovra e Bashës për zgjedhjen e kandidatëve të preferuar

Tragjedia në Xhenova, Basha mesazh ngushëllimi

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com