Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Serbia bëhet gati të copëtojë Kosovën, mbështet idenë e Thaçit

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
“Ndryshimi i kufijve”, Thaçi flet për luftë dhe tregon sekretin: Kam kërkuar…

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, ashtu sikundër edhe Presidenti Aleksandër Vuçiç, i kanë thënë “po”, idesë së propozuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh”. Për, të mos përsëritur fjalët e homologut të tij kosovar, Vuçiç e promovoi idenë e me togfjalëshin “demarkacion me shqiptarët”.

“Unë kam qenë avokat i kësaj për një kohë të gjatë, mendoj se është e vetmja zgjidhje e mundshme”, tha Daçiç për mediat e Beogradit.

Por kreu i diplomacisë së Beogradit bëri një diversion kur tha gjithashtu se pozicioni i SHBA për çështjen e Kosovës ka ndryshuar, pasi sipas tij, tani të gjithë e shohin palën kosovare si një faktor përçarës që refuzon të bëjë kompromis.

“Ka ndryshuar qëndrimi i Shteteve të Bashkuara, ku më parë besohej se çështja e Kosovës është zgjidhur dhe se ne duhej vetëm ta njohim atë dhe kështu mbyllej ajo temë. Me administratën e re, ka angazhime për të parë të gjitha propozimet për zgjidhje më kreative dhe fleksibile. Kjo është ajo çfarë ne jemi duke kërkuar. Ndaj unë e mbështes këtë propozim, sepse është e vetmja zgjidhje e mundshme dhe shpejtë e cila largon problemin aktual akut”, tha Daçiç.

“Ne kemi një situatë që Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca janë etura për të gjetur një kompromis në dialogun që po modern BE-ja, por Gjermania dhe të tjerët thonë se nuk ka nevojë për të kryer një ndryshim të kufijve. Së pari ata i ndryshuan kufijtë e Serbisë …, e tani nuk mund të thonë se nuk duhet hapur Kutia e Pandorës, të cilën ata vetë e hapën me rastin e Serbisë”, theksoi Daçiç, duke u investuar kështu të bëjë viktimën në rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës me ndihmë ndërkombëtare.

Daçiç shton se ende nuk është e qartë nëse do të jetë e mundur të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Tashmë edhe me këtë qëndrim të fundit nga Beogradi, po kristalizohet dhe më tej ajo që nuhatet; që Thaçi është i vetëm në promovimin e idesë së korrigjimit të kufijve. Diku është bërë një kompromis, që tashmë po nis të zbatohet në terren.

Ndërsa  një ditë më parë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është  shprehur hapur për korrigjim të kufijve me Kosovën, siç ka kërkuar homologu i tij kosovar Hashim Thaçi.

Pa komentuar idenë e bashkimit të luginës së Preshevës me Kosovën, Vuçiç e konsideroi demarkacionin si zgjidhje për paqe të qëndrueshme mes dy popujve.

“Unë jam në favor të demarkacionit me shqiptarët. Kjo është edhe politika ime për ripërcaktimin e kufijve me ta. Duhet ta kemi të qartë se kemi një territor, të cilit nuk dihet kujt i takon dhe si e trajton. Kjo përbën gjithmonë një potencial të mundshëm për konflikt.

Vuçiç theksoi megjithatë se ende nuk i është parashtruar asnjë çështje konkrete për diskutim. Duke e konsideruar si të vështirë zgjidhjen e kësaj çështjeje, Vuçiç bëri thirrje për një dialog gjithëpërfshirës që në fund të garantojë paqen dhe sigurinë mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka thënë Vuçiç.

Një ditë më parë presidenti kosovar Hashim Thaçi sqaroi se korrigjimi i kufijve synonte rishikimin e rreth 400 kilometrave vijë kufitare dhe përfshirjen në territorin e Kosovës,  të rajoneve shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Ndërsa ish-kreu i komunës se Preshevës  Ragmi Mustafa kërkoi që Lugina t’i bashkëngjitet Kosovës edhe nëse do të duhet që këtij territori ti shkëputen komunat serbe të veriut./TIRANA TODAY/

TË LIDHURA

Më e gjata në histori, mbyllja e qeverisë amerikane thyen rekord, hyn në ditën e 36-të
Bota

Më e gjata në histori, mbyllja e qeverisë amerikane thyen rekord, hyn në ditën e 36-të

09:27 | 05/11/2025
Debati për dëbimet nga Gjermania, Merz: Lufta në Siri ka mbaruar, nuk ka asnjë arsye për azil
Bota

Debati për dëbimet nga Gjermania, Merz: Lufta në Siri ka mbaruar, nuk ka asnjë arsye për azil

08:55 | 05/11/2025
DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë
Bota

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë

22:43 | 04/11/2025
Next Post
Video/Nëna myslimane trajtohet si terroriste, shikoni çfarë i bën shoferi

Video/Nëna myslimane trajtohet si terroriste, shikoni çfarë i bën shoferi

Emri/Sillet në Shqipëri i ‘frikshmi’ i Beratit, krimi i rëndë që bëri 21-vite më parë

Emri/Sillet në Shqipëri i 'frikshmi' i Beratit, krimi i rëndë që bëri 21-vite më parë

Merr fund ‘telenovela’ Modriç, kroati shpall vendimin për të ardhmen

Merr fund 'telenovela' Modriç, kroati shpall vendimin për të ardhmen







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Lamallari mbledh krerët e drejtësisë: Do të kemi Kod Penal korrekt që garanton siguri juridike
Aktualitet

Lamallari mbledh krerët e drejtësisë: Do të kemi Kod Penal korrekt që garanton siguri juridike

by mirseda
12:47 | 05/11/2025
0

Ministria e Drejtësisë ka organizuar një takim pune për Kodin e ri Penal me përfaqësuesit e institucioneve...

Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe

Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe

12:38 | 05/11/2025
Kryeministri Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit

Kryeministri Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit

12:33 | 05/11/2025
“Vendet anëtare do kalojnë në një periudhë prove”, Rama komenton idenë e Marta Kos

“Vendet anëtare do kalojnë në një periudhë prove”, Rama komenton idenë e Marta Kos

11:49 | 05/11/2025
“Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, Rama pas progres-raportit

“Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, Rama pas progres-raportit

11:42 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com