Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çfarë do ndodhë? Trump dhe Putin pritet të firmosin paktin për ndarjen e Kosovës

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Çfarë do ndodhë? Trump dhe Putin pritet të firmosin paktin për ndarjen e Kosovës

Edhe pse ambasada ruse ka reaguar fuqishëm pas një shkrimi se propozimi i Hashim Thaçit për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është biseduar nga Trump dhe Putin në Helsinki, portal i Kremlinit jep një version dramatik të variantit që po djeg edhe më shumë politikën në Ballkan në këto ditë të nxehta gushti.

Sputnik ka publikuar një analizë të gjatë ku thekson se “Ndarja e Kosovës do të shkundë dy shtete të tjera në Ballkan, pesë shtete të BE-së dhe disa fuqitë e mëdha botërore”.

Portali i Kremlinit citon një diplomat serb që është tani një nga analistët kryesor të Sputnik-ut.

Zheljko Cvijanoviç thekson se nëse do të ketë një standard të ri për Kosovën, do të ketë ndarje edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Maqedoni. Ç’ka duket hapur se pazari që pritet të mbyllet në shtator në bisedimet finale për Kosovën do të jetë i “rëndë”.

Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç, mbajti një konferencë speciale për shtyp, ku deklaroi se “nga bisedimet e reja për Kosovën nuk do të ketë fitore, por të ardhme për Serbinë”.

Vuçiç nuk ka komentuar deklaratat për shkëmbim territoresh por ka kërkuar konsensus. Sipas tij, “dialogu do të jetë konstruktiv dhe nuk ka rrugë tjetër për të zgjidhur këtë çështje”.

Daniel Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins”, tha për televizionin që mbulon të gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë, N1, se spekulimet në lidhje me ndarjen e Kosovës nuk tërheqin shumë vëmendje në Uashington dhe paralajmëroi se një ndryshim i mundshëm në kufijve të Kosovës hap Kutinë e Pandorës dhe në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vende të tjera të botës.

Serwer tha se nëse Serbia dhe Kosova duan të jenë shtete demokratike si dhe anëtarët e BE-së, nuk sheh arsye pse komunitetet pakicë nuk do të qëndrojnë aty ku janë – në kufijtë ekzistues.

“Gjithçka tjetër do të ishte një shkelje të kufijve. Duke vepruar kështu atëherë “diga e Kosovës” do të çahej dhe do të merrte shumë territore më vete”, tha analisti amerikan.

Komentatori i Sputnik-ut, Zeljko Cvijanoviç megjithatë thekson se vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën janë në kriza të rënda dhe ka gjasa që të ndryshojnë qëndrim.

“Por edhe Kina tani nuk po tregohet shumë ortodokse për Kosovën. Madje Turqia ia ka kërkuar hapur njohjen dhe Pekini e Ankaraja po bëhen gjithnjë e më shumë miq të afërt”, thotë Zeljko Cvijanoviç.

Megjithatë shpresohet se Donald Trump nuk do ta miratojë ndarjen e Kosovës.

“Trump nuk mund të thoshte publikisht për momentin se administrata e tij e ka lënë pas dore Kosovën. Pse? Sepse gjithçka filloi në Kosovë. Trump mund të thotë: ‘le ta mbajmë këtë Kosovë të qetë, sepse ndryshe na çon në probleme të mëtejshme”.

“Kjo është vrima e vogël që hap shpresë për Serbinë, se ai do të kërkojë një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin. Natyrisht, do të ishte graduale, e ngadalshme, do të vazhdonte për disa periudha. Por unë besoj se është e mundur që diçka e tillë të ndodhë”, përfundon Cvijanoviç./Tirana Today/

TË LIDHURA

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?
Bota

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?

22:38 | 29/07/2025
“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit
Bota

“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit

21:53 | 29/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës
Aktualitet

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Next Post
Foto+Emri/Kush është oficeri që u vetëhelmua, ja si e paralajmëruan shokët

Foto+Emri/Kush është oficeri që u vetëhelmua, ja si e paralajmëruan shokët

Sfida 3 ditore, vaji që shkatërron të gjitha shenjat dhe njollat në lëkurë

Sfida 3 ditore, vaji që shkatërron të gjitha shenjat dhe njollat në lëkurë

Video/Aksidenti tragjik me dy të vdekur në Kamëz, publikohen për herë të parë pamjet

Video/Aksidenti tragjik me dy të vdekur në Kamëz, publikohen për herë të parë pamjet

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit
shendetesi

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

by mirseda
22:54 | 29/07/2025
0

Ruajtja e nivelit të duhur të tensionit të gjakut është një nga mënyrat më të rëndësishme për...

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?

22:38 | 29/07/2025
“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit

“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit

21:53 | 29/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

20:57 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com