Falë vullnetit, një mësuese 23-vjeçare ia ka dalë mbanë që të dobësohej 60 kg brenda një viti. Dikur atë e nënvlerësonin, e ndërsa sot, asaj i afrohen të gjithë meshkujt që e kishin përbuzur.
23-vjeçarja Elizabeth Jobson, ka rrëfyer për “Daily Mail” se ngacmohej jo pak herë gjatë fëmijërisë së saj, për shkak se ishte mbipeshë.
E motivuar edhe nga dëshira për veshur bikini, për herë të parë që prej moshës 5-vjeçare, Elizabeth vendosi që të ndryshonte stilin e saj të jetesës, duke iu nënshtruar dietave strikte dhe ushtrimeve fizike për të rënë nga pesha.
Falë linjave perfekte, disa prej shokëve të dikurshëm të klasës, të cilët e tallnin, i kërkojnë që të dalin me të.