Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çfarë do ndodhë me kufijtë e Kosovës? Do tkurrjen apo do korrigjohet harta

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Çfarë do ndodhë me kufijtë e Kosovës? Do tkurrjen apo do korrigjohet harta

Në bazë të të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, hapësira territoriale e Kosovës ndryshon me sipërfaqen që ishte prezantuar ndër vite.

Pas demarkacionit apo shënjimit të vijës kufitare me Maqedoninë, vërehet një tkurrje e sipërfaqes territoriale të Kosovës prej rreth 190 hektarëve.

Ndërkaq, mbetet të shihet se si do të reflektojë në sipërfaqen territoriale të Kosovës edhe demarkacioni me Malin e Zi, pasi që kjo vijë nuk është përcaktuar ende, pavarësisht ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit.

Në vjetarin e Statistikave të Publikuar ditë më parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku si burim kanë të dhënat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, thuhet se vitin e kaluar sipërfaqja e Kosovës ka qenë 10.905 kilometra katrorë, nga 10.908 sa ka qenë për dekadat paraprake.

Të dhënat e publikuar nga ASK-ja
Të dhënat e publikuar nga ASK-ja

Avni Kastrati nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se të dhënat për sipërfaqen e Kosovës merren nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

“Do të thotë sipërfaqen e territorit të Kosovës, Agjencia e Statistikave e merr zyrtarisht nga Agjencia Kadastrale e Kosovës”, tha Kastrati.

Por, zyrtarët në Agjencinë Kadastrale të Kosovës nuk janë përgjigjur për këtë çështje.

Tomor Çela, anëtar i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës se Kosovës të angazhuar nga Qeveria e kaluar e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se reduktim apo pakësim të sipërfaqes ka pasur në vijën kufitare më Maqedoninë.

“Ne e kemi sqaruar në raportin e matjes se në segmentin e kufirit në mes Kosovës dhe Maqedonisë, ka pasur një pakësim të sipërfaqes për 1. 91 kilometra katrorë, në vendbanimin e Restelicës, (komuna e Dragashit) dhe Debëllde (komuna e Vitisë)”, tha ai.

“Përderisa në vendbanimin e Dimcas (komuna e Hani të Elezi) ka pasur një rritjes të sipërfaqes. Mirëpo, krejt minusi i sipërfaqes së Kosovës në raport me segmentin në kufirin me Maqedoninë është 1.91 kilometër, që i bie 191 hektarë”, tha Çela.

Kosova pati ratifikuar Marrëveshjen për demarkacion me Maqedoninë në vitin 2009, pas disa negociatave që kishin zgjatur disa muaj.

Kurse tre vjet pas kundërshtimeve dhe debateve, në mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka arritur ta ratifikojë edhe Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë.

Procesi i ardhshëm i shënjimit të kufirit do të shtrihet në zonën kufitare me Serbinë. Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e kufirit të Kosovës, tashmë kanë potencuar për Radion Evropa e Lirë, se Kosova ka potenciale të mjaftueshme për t’iu qasur çështjes së demarkimit të kufirit me shtetin e Serbisë.

Edhe Tomor Çela konsideron se nuk do ketë ndryshime territoriale edhe pas përfundimit të demarkacionit me Malin e Zi dhe Serbinë.

“Nuk pres ndonjë ndryshim për arsye se kemi argumente të mjaftueshme, për secilën pëllëmbë të territorit të Kosovës dhe kjo e mohon mundësinë që territori i Kosovës do të pësojë ndryshime edhe pas përfundimit të demarkacionit më Malin e Zi dhe Serbinë”, tha Çela.

Për të verifikuar sipërfaqen e territorit të Kosovës, Qeveria e kaluar në dhjetor të vitit 2016, kishte vendosur të themelonte një komision të ekspertëve për matjen e territorit, që përbëhej nga 18 përfaqësues të organizatave dhe agjencive profesionale, shkencore, menaxheriale dhe të shoqërisë civile, si dhe kishte ftuar disa përfaqësues të instancave ndërkombëtare në cilësi të vëzhgueseve.

Shënjimi i vijës kufitare me të gjitha vendet fqinje paraqet edhe një kusht për rrumbullakimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, dhe parakusht të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s për të ecur tutje në procesin integrues./REL/

TË LIDHURA

Rreziku nga vjedhja e ndihmave prej militantëve të Hamasit, Izraeli ndalon për 2 ditë furnizimin në Gaza
Bota

Rreziku nga vjedhja e ndihmave prej militantëve të Hamasit, Izraeli ndalon për 2 ditë furnizimin në Gaza

18:03 | 26/06/2025
Pas thirrjes së Trump për ndalimin e akuzave, Netanyahu kërkon pauzë nga drejtësia
Bota

Pas thirrjes së Trump për ndalimin e akuzave, Netanyahu kërkon pauzë nga drejtësia

17:54 | 26/06/2025
SHBA publikon pamjet e bombave bunkerë-shpërthyes që u hodhën ndaj Iranit javën e kaluar
Bota

SHBA publikon pamjet e bombave bunkerë-shpërthyes që u hodhën ndaj Iranit javën e kaluar

17:35 | 26/06/2025
Next Post
Erdogan: S’dua t’ia di për Amerikën! Nuk i japim rëndësi…

Erdogan: S'dua t’ia di për Amerikën! Nuk i japim rëndësi...

Ndahet nga jeta Artisti i Popullit, Gaqo Çako. Babai i këngëtarit Pirro Çako

Ndahet nga jeta Artisti i Popullit, Gaqo Çako. Babai i këngëtarit Pirro Çako

Dorëhiqet ministrja e Mjedisit në Kosovë

Dorëhiqet ministrja e Mjedisit në Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, zjarrfikësit në vendngjarje
Aktualitet

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, zjarrfikësit në vendngjarje

by mirseda
18:51 | 26/06/2025
0

SARANDË- Një zjarr zjarri është aktivizuar ditën e sotme në Sarandë. Sipas raportimeve, zjarri është regjistruar në...

Loredana i përgjigjet Dalinës pas përmendjes në emision: Deri dje bënit artikuj me emrin tim…

Loredana i përgjigjet Dalinës pas përmendjes në emision: Deri dje bënit artikuj me emrin tim…

18:49 | 26/06/2025
Meta kundër paraburgimit: “Nëse Kryemadhi shkoi në SHBA, përse unë në burg?”

Meta kundër paraburgimit: “Nëse Kryemadhi shkoi në SHBA, përse unë në burg?”

18:46 | 26/06/2025
Emigrantët në Shqipëri, gjyqtarët nuk i vërtetojnë ndalimet: 43 persona kthehen në Itali

Emigrantët në Shqipëri, gjyqtarët nuk i vërtetojnë ndalimet: 43 persona kthehen në Itali

18:23 | 26/06/2025
Rreziku nga vjedhja e ndihmave prej militantëve të Hamasit, Izraeli ndalon për 2 ditë furnizimin në Gaza

Rreziku nga vjedhja e ndihmave prej militantëve të Hamasit, Izraeli ndalon për 2 ditë furnizimin në Gaza

18:03 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com