Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Venerat Moderne

8 vjet ago
in Të Gjitha
Dilema e Modës në stinën e temperaturave të larta

Nga Elda Shabani/Magjepsja  pas nudos në art nuk është asgjë e re. Joshja e artit me trupin e zhveshur ka nisur  me vizatimet e para të njeriut, të gdhendura nëpër shpella, në antikitet me statujat e Greqisë dhe Romës së lashtë, me pikturat e Mesjetës së hershme e duke vijuar me artin   kohëve moderne; piktura, skulptura dhe fotografia.

Venusi i Knidos, Davidi i Michelangelos,  Olimpia e Eduard Manet, janë vetëm disa shembuj të famshëm, ku format elegante të trupit njerëzor qëndronin në qendër të vëmendjes të veprave artistike. Sigurisht, trupi i femrës u bë objekt kryesor për ata. Gruaja e zhveshur  perëndeshat dhe hyjni pjellore u pagëzuan me emrin, Venera. Arti shpesh i ka  përdorur në mënyra simbolike.

E tillë ishte Afërdita ose Venera, një nga hyjnitë më të njohura të mitologjisë greko-romake, si mishërimi i dashurisë dhe seksualitetit, i  joshjes  dhe bukurisë së  perëndive të pavdekshëm. Ajo rrezatonte imazhin ideal, një bukuri të idealizuar e që i nënshtrohej ndryshimit të epokave.

Në shek. XIX, artistët e mëdhenj kishin filluar  të pasqyronin bukurinë,  jo në formën e perëndeshave dhe bukurive të mitologjisë, por bukurinë reale, prej mishi e gjaku, provokuese në vështrim, të ndërgjegjshme në lakuriqësinë e saj, siç ishte nudoja e haremit, nudoja më e famshme “Odaliska e Madhe”, pikturuar nga Ingres më  1814-ën.

Coha e hollë si vello,  me të  cilën mbuloheshin deri atëherë perëndeshat,  u hoq nga trupat e femrave duke zbuluar trupin, duke krijuar kështu  një nudo reale, e sigurisht një art të çliruar nga paragjykimet.

Me afrimin e shek. XX, gjithnjë në eksplorim të formave të reja, artistët i kanë sjellë arteve figurative disa prej kryeveprave botërore të trupit të zhveshur njerëzor, ku femrat paraqiten jo thjesht si seksi më i bukur e më i brishtë për t’u trajtuar artistikisht, por të vetëndërgjegjshme, e që nuk kanë frikë të vënë në pah trupin e vet, natyrën e lirë, një bukuri të zhveshur.

Rrezatimin e saj erotik do ta shohim tek femrat e Picassos, Modiglianit apo dhe Klimt, ku ato shfaqin dukshëm përplasjen me kohën dhe vetveten, duke i dhënë një forcë dominuese imazhit femëror, si një figurë mëmësore, e panjohur e shumë mistike.

Po kështu mund të themi edhe për fotografitë e Modës, ku  modelet  fotografohen duke e trajtuar nudon si një formë arti.  Sot fotografimi i Nudove është gjerësisht i pranishëm në revistat e modës  si Vogue, Vanity Fair, ose Elle, apo edhe në median online.

Fotografi i famshëm Helmut Newton dhe modelet e tij kanë realisht një ndikim të pamohueshëm në fushën e modës dhe jo vetëm.

Ajo çfarë e  bën të dallueshme artin e fotografit Newton, është se modelet e tij ruajnë me çdo kusht  parimin e idealit të bukurisë si një vlerë parësore.

Gjithashtu e veçanta e nudos artistike është veshja, e cila  nuk është më pak e rëndësishme se modelet. Veshja ka shërbyer si një pjesë e rëndësishme e komunikimit ndërpersonal dhe një aksesor shumë i rëndësishëm i trupit të zhveshur femëror.

Veshja si një shoqëruese e pandalshme e lakuriqisë, në mënyrë delikate është përdorur si simbol i sensualitetit dhe i zbulimit të  personalitetit të panjohur të gruas, të tipareve të saj fizike, një lëkurë e bardhë, një qafë apo duar të gjata e të holla. Nuk ka asgjë më joshëse se  harmonia e qafës dhe gjerdanit, e lëkurës së butë me cohën e hollë të derdhur, e flokëve të gjatë që bien mbi shall, e kurorës me lule si simbol të begatisë dhe shpengimit, e  fustanit me dekolte të theksuar.

E vërejmë në portretet nudo të Klimt ose modelet e Helmut Newton, ku kontrasti midis veshjes dhe zhveshjes krijon një moment, një emocion të përjetshëm, edhe pse provokues dhe erotik, është art i pastër, aspak vulgar dhe agresiv, sikurse shprehet Gustav Klimt, sipas të cilit, “I gjithë arti është erotik”.

Po çfarë po ndodh sot me “Venerat moderne?” A e gjejmë atë sot me të njëjtin sharm, ndrojtje e bukuri mbindijesore dhe pa asnjë njollë vulgariteti?

A mos vallë, venerat e sotshme na paraqiten si një grua robëruese të reklamave që mund të zgjasë vetëm për një javë ose më pak?  A mos vallë lakuriqësia e tyre në editorialet e modës është vetëm fizike dhe aspak shpirtërore e erotike, por thjesht një pornografi e rëndomtë?

Modeli i Nudos me përdorimin masiv të mjeteve të informacionit është duke prodhuar një bukuri komerciale, të ftohtë, monotone dhe aspak intime. Shpesh herë, duke mos pasur qëllime artistike, e shohim të materializuar me qëllim dëfryese, reklamuese apo plotësuese të shtysave erotike, që vijnë nga bota e reklamave tregtare apo kinematografike.

Deri diku është e kuptueshme sepse nudoja njësoj si koncepti i bukurisë ndryshon nga njëra epokë në tjetrën.

Por nëse  Venera e sotme do të jetë e aftë të na tregojë jo vetëm hiret e saj, por shkrirjen dhe harmonizimin e bukurisë fizike me atë shpirtërore, vetëm atëherë bukuria e gjallë e saj, do të jetojë përjetësisht.

TIRANA TODAY

 

Tags: erotikmodelimodernenudopornoVenerat

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Skandali i zgjedhjeve, Anglia mund ti ‘rrëmbejë’ Botërorin 2022 Katarit

Skandali i zgjedhjeve, Anglia mund ti ‘rrëmbejë’ Botërorin 2022 Katarit

Arta Marku, kamikazja që po zë vrimat e rrjetës Rama-Lu

Teatri/Lubonja: Zullumi po trashet, kostoja politike është shumë e madhe

Etrit Berisha largohet nga Atalanta, kryen vizitat mjekësore tek…

Etrit Berisha ‘braktis’ Italinë, arrin akordin me ekipin francez







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Kompania franceze e çimentos financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv
Bota

Kompania franceze e çimentos financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

by mirseda
20:17 | 13/04/2026
0

Gjiganti francez i prodhimit të çimentos, Lafarge, është shpallur fajtor për pagesa milionëshe ndaj grupeve xhihadiste, përfshirë...

Fitoi zgjedhjet në Hungari/Peter Magyar zotohet të luftojë korrupsionin dhe të ndryshojë kushtetutën

Fitoi zgjedhjet në Hungari/Peter Magyar zotohet të luftojë korrupsionin dhe të ndryshojë kushtetutën

20:13 | 13/04/2026
Noka: Protesta jonë ka vrarë frikën, shoqëria shqiptare është zgjuar

Noka: Protesta jonë ka vrarë frikën, shoqëria shqiptare është zgjuar

19:50 | 13/04/2026
NATO refuzon planin e Trump për bllokadën në Ngushticën e Hormuzit: Angazhim vetëm pas përfundimit

NATO refuzon planin e Trump për bllokadën në Ngushticën e Hormuzit: Angazhim vetëm pas përfundimit

19:35 | 13/04/2026
Donald Trump: Irani kërkon marrëveshje, por ngec te çështja bërthamore

Donald Trump: Irani kërkon marrëveshje, por ngec te çështja bërthamore

19:33 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com